Kujdes me përdorimin e disa produkteve, shkaktojnë alergjitë tek fëmijët

Pecetat e lagura rrisin rrezikun që një fëmijë të zhvillojë alergji ndaj ushqimeve të rrezikshme për jetën, sugjeron një studim i ri. Prindërit duhet t’i lajnë gjithmonë duart para se të prekin foshnjat për t’i mbrojtur ato nga probleme më të rënda, paralajmërojnë shkencëtarët. Pas një studimi të kryer tek minjtë, shkencëtarët zbuluan se alergjitë ndaj ushqimeve nxiten nga një kombinim i disa faktorëve, si gjenetika dhe ekspozimi i foshnjave ndaj pecetave të lagura, pluhurit dhe ushqimit.

Alergjitë ndaj ushqimeve prekin gati 1 në 20 fëmijë.

Studime të mëparshme kanë treguar se moslarja e sapunit nga trupi mund të reduktojë barrierën e lëkurës.

Autorja kryesore e studimit, prof. Joan Cook-Mills, nga Shkolla Mjekësore Universitare Feinberg, tregon se 35% e fëmijëve me alergji ndaj ushqimeve kanë një gjendje të quajtur dermatiti atopik. Kjo gjendje lidhet me mutacione të tri gjeneve që ulin gjithashtu barrierat e lëkurës.

Duke përdorur minj me të njëjtat mutacione gjenetike, ajo i ekspozoi ato ndaj alergjenëve dhe ndaj një përbërësi që gjendet tek pecetat e lagura për bebe.

Minjtë u ekspozuan ndaj alergjenëve të pluhurit dhe ushqimeve si vezët dhe gjalpi i kikirikut për 40 minuta gjatë një periudhe 2-javore.

Minjtë me mutacione gjenetike, të cilët u ekspozuan gjithashtu ndaj alergjenëve dhe sapunit të ngelur në lëkurë, zhvilluan një sërë reaksionesh alergjike, si në lëkurë ashtu edhe alergji ndaj ushqimeve.

Eskeprtët sugjerojnë që të kufizohet përdorimi i pecetave të lagura, ndërkohë që po planifikohen testime të tjera tek njerëzit.

Ndërsa prof. Cook-Mills këshillon që t’i lani duart para se t’i mbani fëmijët për të reduktuar ekspozimin e lëkurës së bebeve ndaj alergjenëve ushqimorë.

SHKARKO APP