Kujdes me qepën nëse mjekoheni me këto ilaçe
Aspirina
Disa njerëz janë alergjikë ndaj qepës. Aspirina mund të rrisë edhe më shumë ndjeshmërinë ndaj qepës nëse tashmë jeni alergjik ndaj saj. Për të qenë të sigurt, shmangni përdorimin njëkohësisht të tyre.
Litiumi
Qepa mund të ketë efekt si diuretik, prandaj mund të pengojë nxjerrjen jashtë trupit të litiumit. Diuretikët mund të rrisin sasinë e sodiumit të nxjerrë nga trupi nëpërmjet urinës. Nga ana tjetër, ulja e niveleve të sodiumit në trup çon në rritjen e niveleve të litiumit, duke rritur kështu efektet anësore nga litiumi. Ky ilaç përdoret për trajtimin e çrregullimeve bipolare, epilepsinë, depresionin etj.
Ilaçet për diabetin
Qepa mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak. Ilaçet për diabetin përdoren gjithashtu për uljen e niveleve të sheqerit në gjak. Duke konsumuar qepë së bashku ilaçe për diabetin mund të shkaktojë rënie më shumë seç duhet të niveleve të sheqerit në gjak. Monitoroni me kujdes sheqerin në gjak. Mund të jetë e nevojshme që të ndryshoni dozën e ilaçeve për diabetin.
Ilaçet që ngadalësojnë mpiksjen e gjakut (antikoagulant/ antiplatele)
Qepa mund të ngadalësojë mpiksjen e gjakut. Duke marrë qepë së bashku me ilaçe që ngadalësojnë gjithashtu mpiksjen e gjakut, mund të rritet rreziku për hemorragji. Disa nga ilaçet që ngadalësojnë mpiksjen e gjakut janë aspirina, diklofenaku, ibuprofeni, naprokseni, varfarina etj.