Kujdes nga alergjitë, mund të çojnë në komplikacione të rënda

Ndotja e ajrit, polentet e luleve, bimë barishtore janë faktorë që ndikojnë në prekjen nga alergjitë e stinës.

Shpesh alergjitë e stinës ngatërrohen me virozat e zakonshme ndonëse këto të fundit janë patologji që zgjatin pak kohë, 3-10 ditë në dallim nga sëmundjet alergjike me kohëzgjatje disa javore në pranverë dhe vjeshtë.

Këtë vit janë shtuar rastet e personave të prekur nga alergjitë dhe mjekët thonë se, pacientët i ngatërrojnë alergjitë me virozat dhe neglizhojnë, duke mos iu drejtuar qendrave shëndetësore apo spitaleve në kohë.

Por, cilat janë shenjat klinike të alergjive?
Sipas mjekëve shenjat janë: kruarje dhe skuqje të syve, lotim, kruarje të hundës, sekrecione nazale të ujshme, kruarje të pjesës së sipërme të qiellzës së gojës, kruarje të fytit, kollë, problem të lëkurës etj.

Por, mund të ndodhë po ashtu se nëse alergjitë nuk trajtohen çojnë në komplikacione, deri tek astma bronkiale. Shpesh të sëmurët paraqiten te mjeku vetëm në rastet më të rënda, kur kanë vështirësi në frymëmarrje.

Moshat e reja janë më të prekurit, por nuk përjashtohen edhe personat e grupmoshës 50-60 vjeç./ATA/

SHKARKO APP