Kujdes nga pickimi i bletëve dhe grerëzave!

Pickimet nga insektet po kthehen në shqetësim për banorët e zonës së Librazhdit.

Mjekët shprehen se gjatë kësaj periudhe të verës janë paraqitur 4-5 raste në javë që kërkojnë ndihmë për shkak të efekteve që u ka bërë pickimi.

Mjekët thonë se sidomos nga insektet si bletët apo grerëzat, duhet treguar një kujdes i veçantë.

Tatjana Elezi: Ka dhe pickime në duar apo në pjesë të qafës të cilat mund të japin edema të fytit që mund të shkaktojnë probleme të frymëmarrjes.

Mjekja, Tatjana Elezi, shprehet se në rast të shfaqjes se simptomave të alergjisë, duhet të drejtoheni menjëherë te mjeku i familjes për ndihmë.

Tatjana Elezi: Me pickimin e parë nga një insekt personi duhet të paraqitet para mjekut të shërbimit parësor në mënyrë që ti jepet ndihma e parë sa më shpejt.

Shetësime nga pickimet kanë ardhur së tepërmi nga pushuesit në plazhe. Pas problematikave, grupet e Institutit të Shëndetit Publik bënë dezinsektimin e zonave të prekura.

RTV Ora - Kujdes nga pickimi i bletëve dhe grerëzave!

SHKARKO APP