Kujdes! Përdorimi i freskueses në dhomën e gjumit mund të ketë pasoja fatale për ju!
Ashtu sikundër njer♪ëzit e thonë shpesh, gjumi gjatë verës është shumë problematik sepse vapa kthehet në torturuese. Studiuesit janë të mendimit që gjumi ideal bëhet në temperature nga 16 gradë celcius në 18 gradë celcius.
Shumica prej nesh, gjatë verës përdorim freskusen (apo kondicionerin) edhe gjatë natës, gjë kjo që mesa duket nuk është aspak e mirë. Këto pajisje bëhen shkak që persona të ndryshëm të kenë alergji, asmë, ngrirje të muskujve, apo probleme me fytin.
Mjekët thonë që pasojat kanë qenë edhe fatale në momentin që persona që kanë përsorur freskueset natën janë dërguar menjëherë në spitale nga alergji që vijnë nga thatësia në ajër duke bërë që këta persona të bien në koma.
Nisur nga kjo, ekspertë të fushës rekomanojnë që freskueset të mos përdoren natën, ju mund ta lini tërësisht në hije dhomën gjatë gjithë ditës dhe të konsumoni një gotë ujë të ftohtë përpara se të flini e kjo do të mbajë stabël temperaturën e trupit.
Edhe nëse ju nuk hiqni dot dorë nga përdorimi i freskuesve natën, duhet të jeni të sigurtë që këto të fundit janë të pa pastra çka do të thotë se minimalisht një herë në javë duhet ta pastroni freskuesen tuaj sepse ju nuk e keni idenë se sa pluhura ajo mbledh dhe shpërndan më pas në të gjithë dhomën.