Kujdes! Pijet energjike mund t’ju vrasin, ja rreziku që sjellin

Kafeina rrit së tepërmi energjinë dhe na bën mjaft aktiv. Kjo është arsyeja pse shumë prej nesh konsumojnë pije energjike kur ndihen të dobët fizikisht. Por, a dëmtojnë shëndetin pijet energjike?

Në fakt, përgjigja është “po”. Shumë hulumtime kanë zbuluar se këto pije mund të shkaktojnë probleme të ndryshme dhe ndër më të shpeshtat janë dhimbjet e kokës.

Por, një Red Bull mund të shkaktojë deri edhe sulm në zemër. Një 33-vjeçar britanik banues në BK Cory i quajtur Terry, vdiq papritur nga një sulm në zemër. Ai nuk konsumonte alkool dhe as cigare.

Por, çdo ditë ai kishte të pandarë një Red Bull. Nëna e tij deklaroi se ishte pikërisht kjo pije që i shkaktoi sulmin në zemër.

A mundet vërtetë një Red Bull të shkaktojë atak kardiak?

Kjo pije energjike mund të shkaktojë atak kardiak për fat të keq. Një studim i realizuar nga klinika “Mayo” arriti në konkluzionin se pijet energjike po rritin së tepërmi rastet e sëmundjeve kardiovaskulare.

Në studim u morën 15 persona të shëndetshëm të cilët konsumonin gjysmë kilogramë pije energjike çdo ditë.

Ajo që u konstatua ishte se presioni i gjakut te ata persona rritej me 10 % pas katër orësh. Po ashtu, atyre iu rritën rrahjet e zemrës me shpejtësi shkruan noa.al. Dihet se presioni i lartë i zemrës dhe rrahjet e çrregullta mund të rrezikojnë atak kardiak.

Çfarë përmban një Red Bull?

Veç kafeinës dhe sheqerit, Red Bulli përmban edhe taurinë një stimulator tepër i fortë ky. Sipas disa studimeve, as kafeina dhe as taurina nuk janë të dëmshme kur janë veçmas, por kur kombinohen rreziku i tyre është i madh shkruan noa.al.

Dhe siç nënvizuam më sipër, këto lëndë janë të kombinuara te Red Bulli. Ajo që këshillohet si përfundim është të mos e teproni me pijet energjike.

SHKARKO APP