Kujdesej për pacientët me kancer, infermierja i dorëzohet sëmundjes
Laura Harris, 43 vjeç, infermiere në fushën e onkologjisë iu dorëzua betejës me kancerin mëngjesin e kësaj të mërkure. Pas diagnostifikimit me kancer në zorrën e trashë vitin e kaluar në shkallën e katërt, bashkëshorti i saj Paul bashkë me miqtë mblodhën rreth 100.000 paund në një faqe fondesh për trajtimin e Laurës.
Menjëherë pas fillimit të kurimit mjekët i dhanë shpresë se kanceri ishte zhdukur por kjo lumturi nuk zgjati shumë. 2 muaj më vonë ajo u sëmur përsëri dhe këtë herë gjendja ishte më tepër serioze.
“Asnjëherë nuk ndjeva nevojën për të të shkruar në ‘Facebook’ sepse kisha nderin të kisha kohën dhe të isha në shoqërinë tënde dashuria ime. Por sot dua që ti dhe të gjithë njerëzit që ke ndihmuar në jetën tënde të dinë se unë jam këtu, do të të përshpëris në vesh dhe do të të shtrëngoj dorën gjatë gjithë kohës, derisa ti të jesh gati të ikësh bashkë me erën. Gjithmonë i joti, bashkëshortja ime, shpirti im binjak, gjithckaja imja”’- shkruan Peter në ‘Facebook’ pak para se ajo të ndërronte jetë, shkruan ‘Daily Mail’.
Pavarësisht përpjekjeve dhe ndihmave të vazhdueshme nëna e dy fëmijëve nuk ja doli të mbijetonte por ajo asnjëherë nuk nguroi të rriste ndërgjegjen në postimet e saj kundër kancerit në zorrën e trashë.
Çfarë është kanceri i zorrës së trashë?
Kanceri ndikon në zorrën e madhe, e cila përbëhet nga zorrës e trashë dhe rektumi. Këto tumore zakonisht zhvillohen nga rritjet para-kanceroze, të quajtur polyps.
Simptomat përfshijnë:
Gjakderdhje
Probleme në zorrën e trashë
Humbje të papritur të peshës
Lodhje
Dhimbje në pjesën abdominale
Personat më të rrezikuar janë ata:
Mbi 50 vjeç
Është e përsëritur më parë në familjen e tyre
Bëjnë një jetë jo të shëndetshme