Kujtesë e detajuar/ Analizat mjekësore që duhen bërë sipas moshës

Parandalimi i sëmundjeve është shumë i rëndësishëm, kjo është edhe arsyeja pse duhet të bëni një kontroll vjetor me analiza precize. Të gjithë e kanë kuptuar tashmë se për të mbrojtur shëndetin është i rëndësishëm parandalimi. Analizat dhe testet na lejojnë që të kemi nën kontroll gjendjen shëndetësore dhe të identifikojmë kërcënimet e mundshme. Ndër vite analizat që duhet të bëjmë ndryshojnë.

Më poshtë po ju sjellim një skemë për t’ju kujtuar se çfarë analizash duhet të bëni sipas moshës.

20 vjeç

Pap testi – Është një analizë gjinekologjike shumë e rëndësishme që shërben për të zbuluar gjurmë tumori në qafën e mitrës. Nga mosha 24 deri në moshën 65 vjeç analiza bëhet çdo tre vjet.

Ekzaminime gjinekologjike – është analiza që shërben për të njohur karakteristikat gjenitale. Konsiston në një vizitë të thjeshtë, së cilës duhet t’i nënshtrohen të gjitha femrat pas raportit të parë seksual, ose nëse gjatë marrëdhënieve me partnerin evidentohen probleme.

Kolesteroli – Përsëritet çdo 5 vjet, nëse gjithçka është normale, por është një analizë e rëndësishme për shëndetin.

Dentisti: Duhet të lini një takim me dentistin çdo gjashtë muaj për të kontrolluar gjendjen e dhëmbëve dhe të mukozës së gojës, si dhe për të bërë edhe një pastrim të thellë.

30 vjeç

Analizat e tiroides – Filloni të bëni testin rreth të 35-ve për të kontrolluar që nuk ka anomali në funksionim e saj.

Presioni i gjakut- Është mirë të dini si është ecuria e presionit, kështu që kontrollojeni atë herë pas here.

Analizat gjinekologjike – Duhet të vazhdoni analizat gjinekologjike që i keni filluar që në moshën 20 vjeçare duke ndjekur udhëzimet e sakta të gjinekologes suaj.

40 vjeç

Mamografia – Duhet bërë çdo dy vjet nga mosha 40 – 49 vjeç dhe çdo vit pas menopauzës deri në moshën 75 vjeçare. Në rast trashëgimie familjare që lidhen me problematikat në gjoks është mirë të filloni të bëni këtë analizë pas moshës 25 vjeç. Është baza për parandalimin e kancerit në gjoks.

Dentisti – Në këtë rast shërben për të kontrolluar shfaqjen e mundshme të ndonjë tumori në gojë, përveç higjienës normale

50 vjeç

Analizë e kockave – Femrat veçanërisht preken më shumë nga osteoporoza dhe për këtë është e nevojshme të bëni një kontroll të gjendjes shëndetësore

Kolonoskopia  – Shërben për të kontrolluar shfaqjen e mundshme të ndonjë tumori intestinal dhe është shumë e rëndësishme ta bëni këtë analizë vazhdimisht.

 

Përgatiti: A. Gjergji

 

SHKARKO APP