Kur është koha ideale për të pirë kafen e mëngjesit?
Studimet për kafen dhe efektet e saj në shëndet janë të panumërta.
Ndikimi i kafes në organizmin e njeriut është marrë shpesh në analiza nga ekspertët dhe jo rrallëherë rezultatet bien ndesh me njëri-tjetrin.
Një pikëpyetje që gjithashtu është vënë shpesh në diskutim është ajo për kohën ideale të kafes. A është e këshillueshme të jetë kafja gjëja e parë që pijmë në mëngjes?
Koha më e mirë për të pirë kafe është pas mëngjesit. Ora ideale është 9 – 10 paradite.
Kjo orë rekomandohet sepse në këtë moment vlera e kortizolit është e ulët dhe është ora në të cilën pothuaj të gjithë janë zgjuar dhe kanë dalë nga shtëpia.
Në këtë kohë, jeni edhe shumë orë larg pasdites, kur kafja, gjithashtu nuk është e rekomanduar për stresin që ju shkakton.
Ora 9 me 10 e mëngjesit – koha ideale për të shijuar një filxhan kafe me miqtë, ose vetëm.