Kur hëna është e plotë, gjumi më pak i rehatshëm
Kërkimet më të fundit të shkencëtarëve nga Suedia, rezultatet e të cilit janë botuar në revistën Current Biology, kanë zbuluar se hëna e plotë mund të ndikojë definitivisht në cilësinë e gjumit.
Një vit më parë shkencëtarët zviceranë kanë zbuluar se një numër i madh i njerëzve flenë mesatarisht 20 minuta më pak gjatë natës me hënë të plotë, që u duhej më shumë kohë për të fjetur dhe se mesatarisht janë 30 minuta më gjatë në fazën REM të gjumit, gjatë së cilës ndodhin ëndrrat.
Në këtë studim, kërkuesit shkencorë i ndoqën shprehitë e gjumit dhe ciklin e gjumit të 47 personave të shëndetshëm, të moshës 18-30 vjeç. Rezultatet treguan se pjesëmarrësit ndiejnë më shumë probleme me gjumin gjatë natës me hënë të plotë.
Sa për fazën REM të gjumit, hëna e plotë e kishte një ndikimin më të madh aty.
Pjesëmarrësit gjatë fazës REM të gjumit flinin më parehatshëm, dhe qëndruan më gjatë në atë fazë. Ky është hulumtimi i dytë mbi ndikimin e hënës së plotë në gjumë, i cili jep rezultate pothuajse identike.
"Gjetjet e hulumtimit tonë janë të ngjashme me rezultatet e fituara nga shkencëtarët nga Zvicra,” – tha studiuesi kryesor, dr. Michael Smith, duke shtuar se "hëna e plotë e ka ndikimin më të madh në fazën REM të gjumit".
Rezultatet kanë treguar gjithashtu se truri është dukshëm më i ndjeshëm ndaj stimujve të jashtëm gjatë gjumit kur hëna është e plotë. Kjo do të thotë se personi sigurisht do të zgjohet më shpesh natën dhe në mëngjes do të zgjohet më i lodhur dhe më i përgjumur.