Kur ju vijnë “ato” në plazh/ Ç’duhet të dini e të bëni kur menstruacionet bien në ditët e pushimit

Më në fund erdhi dita që po prisnit prej një viti. Sapo firmosët lejen në punë, keni bërë gati valixhen ku sigurisht gjenden më shumë se 10 palë rroba banje, kontrolloni edhe një herë nëse është çdo gjë në rregull me prenotimin e hotelit ose shtëpisë në plazh, dhe në momentin që mendoni se çdo gjë është në rregull, ju vijnë disa miq të paftuar: menstruacionet.

Sigurisht që ky është makthi i çdo femre në pritje të pushimeve, aq më tepër kur cikli ju zgjat më shumë se 5 ditë. Mirëpo mos mendoni se duke qëndruar në çadër dhe lexuar, edhe pse www.living.al dhe Botimet Living janë gjithmonë një zgjedhje e shkëlqyer, do e privoni veten nga kënaqësia e kredhjes në ujë dhe noti. Por çfarë duhet bërë kur jeni me menstruacione, zbulojeni si më poshtë.

A është higjenike të notosh gjatë menstruacioneve?

Në fakt, nëse përdorni një tampon është jashtëzakonisht e pamundur të përhapet çfarëdo lloj infeksioni. Në rastet kur ndodheni në det nuk përbën problem, por në pishina duhet të bëni kujdes, pasi nuk mund të notoni kur jeni me menstruacione.

A ndikon noti tek dhimbjet?

Ushtrimi me intensitet të ulët (si noti), në të vërtetë mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve tuaja të menstruacioneve, pasi trupi juaj liron endorfinë, kur ju ushtroni të cilat veprojnë si një ilaç për dhimbje koke .

Si t’ja bëni që të tjerët mos ta dallojnë se ju jeni me menstruacione?
Nuk ka asnjë arsye që dikush të dijë se jeni në periudhën tuaj të menstruacioneve. Ju mund të vishni rroba banje me ngjyrë të errët. Prandaj, shijoni pushimet tuaja femra dhe mos e vrisni mendjen.

SHKARKO APP