Kush do të jetojë gjatë, të MOS rrijë ulur!
Nuk është nevoja të shkoni shpesh në palestër për të marrë rezultatet pozitive të ushtrimeve fizike. Studimet e reja, publikuar në “British Medical Journal” kanë arritur në përfundimin se një aktiviteti fizik i çdo lloji bën diferencën në jetëgjatësinë e njeriut.
Të kalosh më shumë se 9 orë në ditë e ulur lidhet ngushtë me rrezikun e vdekjes së parakohshme, ndërkohë që gjithçka ndryshon nëse merrni mundimin të bëni sikur edhe një xhiro në ditë.
Në rastet kur s’mundeni, merrni përsipër të gatuani darkën apo të lani enët. Kështu pjesët e trupit do të vihen në lëvizje dhe do të ndiheni “të gjallë”.
Mesazhi që studiuesit po përpiqen të japin me zë të lartë është: “ulu më pak dhe lëviz më shumë e më shpesh”.