Kush ha thonjtë e duarve rrezikon të mos i shoh më të rriten?

Nuk ka rrezik përderisa i ashtuquajturi shtrat i thonjve mbetet i paprekur, por nëse dëmtoni “lëkurën” pranë thonjve tuaj, mund të infektoheni më lehtë

Ja si shprehet dikush:

I ha thonjtë që kur isha pesë vjeç. Tani jam 25 vjeç, por që kur isha 20 mamaja ime më thoshte që thonjtë nuk do më rriten më. Ose do të kem ndonjë infeksion. Por a ka mami këtë herë të drejtë? E në këtë rast ndërhyn Antonino Di Pietro, drejtor shkencor i Institutit Vita Cutis në Milano. Mami edhe ka të drejtë, por edhe e ka gabim njëkohësisht. Shqetësimi për thonjtë është një arsye për t’u kujdesur për shëndetin e duarve në përgjithësi. Po shpjegohem: thonjtë lindin nga e ashtuquajtura shtresë e përgjumur, që është pikërisht në kufi me lëkurën; derisa shtrati i thonjve të mbetet i paprekur, ngrënia e thonjve nuk ndërhyn tek rritja e tyre. Dhe tani po kthehem nga ana e nënës suaj, ngrënia e thonjve shpesh përfundon me dëmtimin e lëkurës përreth dhe kjo bën që duart të rrezikohen më shumë nga infeksionet. Përveç kësaj, mikrobet që fillimisht janë në lëkurën e duarve, lehtë “kalojnë” në “gojë” dhe mund të favorizojnë zhvillimin e infeksioneve të ndryshme, duke përfshirë edhe ftohjen. Dhe në fund, ky zakon i keq mund të dëmtojë edhe dhëmbët.

Këshilla

Ja disa sugjerime që mund t’iu ndihmojnë të hiqni dorë nga ky zakon i keq. Shmangni faktorët që mund t’iu inkurajojnë në ngrënien e thonjve tuaj si “mbistimulimi”: kini parasysh, që sa më shumë të jenë thonjtë e shkatërruar, aq më shumë keni tendencë të vazhdoni në “punën” tuaj të shkatërrimit. Përpiquni të jetoni një jetë të shëndetshme, ndoshta duke u marrë me aktivitete sportive që të ndihmojnë të largosh stresin dhe ankthin….

Dhe kur keni dëshirë të hani thonjtë, bëni diçka tjetër: më mirë përtypni një çamçakëz. Natyrisht që duhet t’i mbani thonjtë e shkurtër, të kuruar mirë dhe të rrumbullakosur, pa kufij të prerë dhe aplikoni një smalt të hidhur për t’i bërë ato më pak “të shijshëm”. Nëse dëmi është bërë mund ta mbroni veten duke përdorur një krem antibiotik. Ndërkohë është më e keqe ideja e mbulimit të thonjve. Nëse ekziston tashmë një infeksion, ngrënia e thonjve do të favorizonte zhvillimin e mëtejshëm të infeksionit me rrezikun për t’u përgjithësuar dhe pastaj lind nevoja e marrjes së antibiotikëve për pesë deri në shtatë ditë. Veçanërisht mjekët pyesin sa jeni të stresuar dhe pse i hani thonjtë tuaj. Mundohuni gjithashtu të kërkoni ndihmë dhe këshilla edhe nga një specialist i dermatologjisë.

Plaga

Sa i përket infeksionit të paprecedent që e kërcënon nënën e saj, ajo ndoshta është “plaga”. Lëkura rreth thonjve bëhet e kuqe, fryhet dhe të dhemb nëse e ngjeshim. Krijon një koleksion qelbi që dobëson dhe rrënon manikyrin e thonjve. Nëse procesi nuk ndalet, ajo tenton të përkeqësohet duke dhënë një “thua nën mish”, gishti fryhet edhe më shumë dhe gjaku përzihet me qelb dhe dhimbja bëhet pulsuese. Në këto raste, dermatologu mund të ndërhyjë për të lehtësuar shërimin dhe për të lejuar që thonjtë të rriten të shëndetshëm.

SHKARKO APP