Ky frut shërben kundër kapsllëkut dhe çrregullimeve të stomakut

Kulumbria është një shkurre në formën e një druri të vogël që rritet deri në 5 metra lartësi. Në mjekësinë popullore përdoret lulja dhe frutat e kulumbrisë. Degët e saj janë të kuqerremta e me gjemba, kurse gjethet si të sharrëzuara në majë.

Lulet e kulumbrisë çelin para gjethëzimit, të cilat mund të gjenden të vetmuara, ose në grupe të mëdha. Fruti i rrumbullakët me ngjyrë bojëqielli në të zezë piqet në muajtë e nxehtë të verës. Ai rekomandohet të përdoret për ngrënie pas ngricave, kur rritet sasia e sheqerit në të dhe ulet në minimum ajo e lëndëve të tij regjëse. Por, ai mund të përdoret mjaft mirë edhe për komposto dhe uthull, si edhe për përgatitjen e esencave, sidomos asaj të zezë.

Lulet janë të pasura me kripëra minerale dhe flavonoid dhe rekomandohen të mblidhen kur janë ende të palulëzuara, kurse frutat janë të pasura me vitaminë C, sheqerna, acide të lira, lëndë pektinoze, taninë etj. Mblidhen përpara periudhës së ngricave kur ende janë në gjendje të fortë.

Si lulet, ashtu dhe frutat thahen në hije ose në tharëse, në temperaturën 40 gradë C, ku për çdo 4-6 kg fruta të freskëta, nxirret rreth 1 kg “dro*ë” e thatë. Kjo e fundit duhet të ambalazhohet dhe të ruhet në vende pa lagështirë. Lëngu ose çaji i përftuar nga zierja e saj janë të njohura prej kohësh nga mjekësia popullore.

Çregullimet e stomakut

Në këtë rast çaji përgatitet si vijon:

Merren 2 lugë kafeje ose 2 gr pluhur prej “dro*ës” së bimës dhe lihen në 200 ml ujë të ftohtë. Masa lihet të pushojë për rreth 7h dhe pas kësaj kohe, konsumohet në formë çaji, brenda ditës.

Frutat e thara të kolumbrisë në formë çaji kurojnë gjithashtu:

Mukozën e lëkurës;
Veshkat;
Kapsllëkun;
Zorrët dhe fshikëzën e urinës;
Pastrojnë gjakun.

SHKARKO APP