Ky pluhur ka më shumë antioksidantë se boronica, më shumë hekur se spinaqi
Bota dëgjoi për herë të parë për spirulinën disa vite më parë. Ishte menduar si një pluhur i gjelbër i mrekullueshëm dhe sot e dimë se ajo ofron pafund proteina për veganët dhe vegjetarinaët. Gjithashtu, është e pasur me vitamina dhe minerale. Përveç kësaj, ajo ka dy herë më shumë lëndë ushqyese sesa një racion racion me fruta dhe perime të freskëta.
Çfarë e bën spirulinën kaq të veçantë?
Spirulina sipas ekspertëve është një lloj alge blu-jeshile. Ajo e ka marrë këtë emër falë ngjyrës së saj. Klorofili dhe beta-carotene janë janë dy pigmentet më të shëndetshme që ajo përmban. Sot, spirulinën mund ta gjeni kudo, duke përfshirë oqeanet, tokat e lagura, shkëmbinjtë me lagështi. Ajo gjendet edhe e përpunuar, në formë pluhuri ose pilulash.
Përfitimet e spirulinës
Ajo përmban rreth 60 për qind proteina. Sipas nutricionistëve është një nga burimet kryesore të vitaminës B12. Ka aftësi të rregullojë presionin e gjakut, të normalizojë kolesterolin si dhe është një përbërës anti-inflamator i shkëlqyer.
Mënyra më e mirë për të përdorur spirulinën
Ju thjesht mund të gëlltisni kokrrat e spirulinës ose të shtoni 1/4 lugë gjelle spirulinë pluhur në lëngun ose smoothie-n tuaj. Nutricionistët rekomandojnë fillimisht përdorimin në sasi të vogla, sepse shija e saj pak e ëmbël nuk mund të pranohet nga të gjithë. Mund të shtoni një lugë ëaji spirulinë në një qese kokoshka si dhe pak hudhër pluhur./Shije/