Ky produkt shtëpiak shëron thembrat e çara
Keni probleme me thembrat e këmbëve dhe nuk po gjeni dot shërim. Nëse përdorni sodën e bukës, lamtumirë thembra të çara. Soda e bukës është një produkt i zakonshëm që të gjithë e kanë në kuzhinë e tyre, prandaj mos hezitoni ta përdorni, pasi soda e bukës ka veti antiseptike që reagojnë kundër infeksioneve në thembrat tuaja.
Përbërësit:
Tri lugë gjelle sodë buke
Katër deri pesë litra ujë
Përgatitja:
Filloni duke e përzier sodën e bukës me ujë të vakët dhe futni këmbët në ujë për 10-15 minuta. Kur këmbët të jenë zbutur mirë, pastroni ato me ujë, leni të thahen dhe lyeni me një krem për këmbët.