Lajm jo i mirë për adhuruesit e verës së kuqe
Shumë studime janë bërë në përpjekje për të zbuluar përfitimet shëndetësore të verës së kuqe, por së fundmi thuhet se nëse pi më shumë sesa sasia e moderuar mund të rrisë rrezikun e prekjes nga kanceri, sëmundjet e zemrës, inflamacion dhe prishje të lëkurës.
Mark Menolascino, është doktori i cili ka folur për ”Independent”, teksa tregon se nëse vera e kuqe pihet rregullisht dhe shpesh herë tejkalohet, sjell pasojat që treguam më sipër.
Mark zbuloi se lëngu i rrushit të fermentuar pa filtër shkakton skuqje, rritim, puçrra dhe tharje të lëkurës.
Alkooli është një vazodilator, që do të thotë se hap enët e gjakut dhe nëse konsumohet vazhdimisht, lëkura do të dëmtohet. Gjithashtu edhe sheqeri që ndodhet tek vera e kuqe ndikon duke mbingarkuar mëlçinë dhe më pas sasia e papërpunuar kthehet në yndyrë.
Sheqeri i tepërt dëmton qelizat dhe shton aknet në fytyrë. Birra, uiski, dhe rumi gjithashtu nuk janë miqtë tanë për lëkurën