Largoni mushkonjat me uthull molle
Disa prej produkteve që gjeni për largimin e mushkonjave, përmbajnë substanca të dëmshme, që me siguri nuk dëshironi të qarkullojnë në organizmin tuaj.
Mushkonjat tërhiqen nga disa substanca në djersën tonë, por edhe nga frymëmarrja dhe lëkura.
Mushkonjat kanë sensorë që vënë njerëzit në shënjestër që nga larg.Bllokimi i aromave që tërheqin mushkonjat bëhet nëpërmjet solucioneve, që zakonisht përmbajnë një substancë të njohur si diethyltoluamide.
Nuk është aspak sekret që kjo substancë është toksike edhe në rastet kur nuk kemi asnjë reagim ndaj saj.
Recetat dhe përbërësit janë të thjeshta dhe mbi të gjitha pa kimikatë, ndërsa në mesin e tyre hynë edhe thulla e mollës, e cila lehtësisht mund të shihet si ndër kryesoret prej metodave më të mira natyrale kundër mushkonjave.
Uthull Molle
Është një ndër solucionet më efikase që mban larg padyshim mushkonjat. Mjafton të lyeni një pambuk me uthull molle dhe të lyeni zonat e zbuluara të trupit me të para se të flini apo kur qëndroni në ambiente ku mushkonjat hyjnë lehtësisht.