Lëngjet e frutave shkaktojnë vdekje të parakohshme. Ja rezultatet e një studimi 6-vjeçar në Amerikë

Lëngu i frutave mund të jetë edhe më i keq për shëndetin se sa pirja e kolës apo limonadave të ndryshme, sipas një studimi amerikan,ku morën pjesë 13,000 të rritur. Rezultatet treguan se një gotë e madhe me lëng frutash në ditë, mund të rriste rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Studiuesit deklaruan se përmbajtja e fruktozës së pijeve të tilla mund të ngrejë rezistencën e insulinës dhe stimulon hormonet që nxisin depozitimin e yndyrës rreth belit. Të dy këto efekte mund të rrisin mundësinë e prekjes ndaj sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Konsumimi i një gotë prej 340ml në ditë, e një pije me sheqer të lartë si kola, lidhej me një rritje të rrezikut prej 6%, të vdekjes së parakohshme gjatë studimit gjashtëvjeçar.

Dr. Gunter Kuhnle, profesor i asociuar në të ushqyerit dhe shëndetin në Universitetin e Reading, është shprehur:

 “Ky është një studim shumë i rëndësishëm, sidomos pasi lëngjet e frutave shpesh shihen si një alternativë ‘e shëndetshme’ ndaj pijeve me sheqer, edhe pse shpesh përmbajnë shumë më shumë sheqer (sidomos smoothies). “Lëngjet e frutave janë një zëvendësim i dobët për konsumin e frutave aktuale’’- tha ai.

Sipas studiuesve, në vend që të konsumojmë vetëm lëngje frutash në sasi të mëdha, duhet t’i zëvendësojmë ato me sa më shumë ujë dhe konsumim frutash.

SHKARKO APP