Lëngu i këtij fruti ju shpëton nga helmi i akrepit
Qitro bën pjesë në familjen e agrumeve dhe rritet pranë zonave të freskëta bregdetare. Fruti i qitros tretet me vështirësi dhe mund të sjellë komplikacione të stomakut, ndaj nuk rekomandohet të konsumohet i freskët. Vetëm në rastet e helmimeve nga akrepi, këshillohet të pihet 100-200 miligramë lëng i frutit.
Megjithatë, qitro është mjaft e pasur me vitamina. Sidomos me vitamina C dhe kripëra minerale të shumta të cilat e bëjnë të dobishme në një sërë sëmundjesh. Gjithashtu, qitro lufton depresionin si dhe njollat apo pikat në fytyrë. Kjo gjë e bën atë një produkt natyral kozmetik shumë të efektshëm.
Nëse vlojmë lëvoren e qitros mund të bëjmë një shurup mjekues për shtrëngimet e barkut.
Konsumimi natyral i qitros ndihmon edhe në:
Uljen e rrahjeve të zemrës;
Rënien e etheve.
Lëvorja e qitros shërben edhe për:
Stimulim seksual;
Evitimin e gazrave të tepërta.