Lëngu i limonit me kripë himalaje mund ta ndalojë migrenën brenda pak minutave
Migrena shkakton dhimbje të padurueshme dhe intensive, dhe shpeshherë mund të rezultojë si mungesë e mineraleve të caktuara në trup.
Dhimbjet e migrenës janë të zakonshme kur jeni të dehidratuar, por edhe pas konsumimit të ushqimeve të caktuara.
Sidoqoftë, migrena mund të shkaktohet nga shumë shkaktarë, andaj, kur të vuani nga migrena, para se të kërkoni ndihmën e ilaçeve, provojeni një herë recetën e mëposhtme natyrale.
Përbërësit:
– ¼ lugës së çajit me kripë rozë himalaje
– 2 lugë gjelle lëng limoni
– Një gotë ujë (apo 250ml)
– Një lugë gjelle mjaltë
Përgatitja:
Shtojeni lëngun e limonit dhe kripën në ujë, pastaj përzieni mirë.
Produktin mund ta ëmbëlsoni me mjaltë. Pijen e fituar pijeni menjëherë, e pastaj konsumojeni edhe në gotë tjetër me ujë. Keni parasysh se duhet ta pini nga një gotë me ujë çdo 10 minuta për gjysmë ore dhe, sipas ekspertëve, dhimbja e migrenës do të largohet.
Keni parasysh se kjo recetë i përket mjekësisë alternative, ndërkaq para se të merrni ndonjë vendim se çfarë të konsumoni është mirë të konsultoheni me doktorin.