Letrat e lagura po na shkatërrojnë lëkurën
Letrat e laguara, janë “shpëtimtar” i femrave për të pastruar grimin. Por e gjitha kjo është një gënjeshtër. Pasi letrat e lagura nuk pastrojnë asgjë, për më tepër ato shpërhapin copëza grimi, pluhuri, yndyre dhe lëkure të vdekur në fytyrën tuaj dhe e lënë atë në një gjendje terrori që rezulton në irritim dhe skuqje.
Dr. Joshua Zeichner, drejtor i departamentit të kozmetikës dhe dermatologjisë në Spitalin Mount Sinai, letrat e lagura shkaktojnë irritim në lëkurë prej konservuesve që përmbajnë të cilët nuk lejojnë kontaminimin e letrave me mikroorganizma. Nëse nuk e lani fytyrën me një larës të mirëfilltë, ekziston risku i inflamacionit dhe akneve, thotë Zeichner.
“Jo vetëm letra e lagur, por edhe procesi i të fërkuarit të lëkurës është problematik. Të fërkuarit shkakton inflamacion të gradës së parë dhe ndikon në pigmentim dhe rrudhje të hershme të lëkurës”,-shpjegon Zeichner.