Lind foshnja që peshon vetëm 500 gram! (Foto)

Një fëmijë që peshonte  vetëm  500 gram lindi këtë javë pavarësisht se mjekët thanë se foshnja nuk ka gjasa që të jetojë.  Foshnja Hallie Sofia Dury, u lind në Spitalin Universitar të Uellsit në Cardiff të martën dhe është aq i vogël sa mund të qëndrojë në pëllëmbën e dorës së  nënës së saj.

Nëna Robyn Bryant dhe partneri i saj, James Dury, u takuan me vajzën e tyre këtë javë, pasi mekët i thanë që të përgatiten për më të keqën gjatë shtatzënisë së Robyn. Mjekët i thanë çiftit se ndoshta foshnja mund të vdiste që në bark.  Megjithatë, Hallie sfidoi mjekët dhe kur doli në jetë më anë të prerjes cezariane, nis të qante dhe të merrte frymë vetë dhe kjo është një mrekulli.

Ajo tani po vazhdon betejën me jetën, ku pritet të qëndrojë në spital derisa të jetë mjaft e fortë për të shkuar në shtëpi. Robyn tha: “Shkuam tek klinika private për të bërë vizitën dhe morëm vesh që këmbët e Hallie ishin të shkurtra dhe se vajza  nuk po rritej më. Ajo ishte 2 javë më e vogël në zhvillim seç duhej të ishte. Pavarësisht analizave të shumta, prindërit nuk po arrinin të kuptonin se çfarë nuk po shkonte siç duhej me foshnjën e tyre”.

Përfundimisht, mjekët këshilluan Robyn të  bëjë amniocentezën – një test ëq shërben për të kontrolluar nëse fëmija ka një gjendje gjenetike ose kromozomale. Amniocenteza  është një gjilpërë e gjatë dhe e hollë që futet në bark dhe teston një mostër të vogël të qelizave nga lëngu amniotik që rrethon foshnjën e pa lindur në mitër.

Robyn  tha: -“E dija që isha në rrezik për të bërë këtë lloj testi dhe kështu që e shmanga që në fillim. Por skanimet e mëtejshme treguan se Hallie kishte një numër komplikimesh. Kështu që vendosa të bëjë amniocentezën dhe gjithçka u bë e qartë. Ne donim të dinim se çfarë nuk po shkonte në zhvillimin e bebes dhe se cfarë mun dt bunim për ta parandaluar gjithë këtë”.  Vogëlushja duhet të qëndrojë në spital deri sa ajo të jetë në gjendje të marrë frymë lirisht dhe të mos ketë më nevojë për ndihmën e mjekëve.

SHKARKO APP