Lindin në Kinë foshnjet e para në botë me gjene të modifikuara

Në Kinë kanë lindur për herë të parë në botë foshnje me gjene të modifikuara.

Vajzat binjake lindin këtë muaj dhe gjenet e tyre u modifikuan për t’i rezistuar virusit HIV.

Lajmi u konfirmua nga një shkencëtar në Kinë. He Jiankui  postoi një video në YouTube duke thënë se binjakeve iu ishte ndryshuar ADN-ja për të parandaluar që ato të prekeshin nga HIV.

Profesori, i cili është arsimuar në Stanford në SHBA dhe punon në një laborator në qytetin kinez të Shenzhen, tha se ADN-ja e tyre është modifikuar duke përdorur CRISPR, një teknikë që lejon shkencëtarët të heqin dhe zëvendësojnë një fije floku me përpikmëri.

Ai tha se foshnjat, të njohura si “Lulu” dhe “Nana”, megjithëse nuk janë emrat e tyre të vërtetë, kanë lindur përmes fertilizimit in vitro, por duke përdorur një vezë që është modifikuar para se të futej në mitër.

Pretendimet vijnë përpara një konference të ekspertëve botërorë në Hong Kong të martën, ku He Jiankui pritet të zbulojë më shumë detaje.

Por ende nuk është bërë një verifikim i saktë për pretendimet e tij.

Nëse rezulton e vërtetë, kjo do shkaktojë një shqetësim të madh pasi ndryshimet në një embrion trashëgohen në gjeneratat e ardhshme dhe mund të ndikojnë përfundimisht në të gjithë gjenet.

First gene-edited babies reported in China

SHKARKO APP