Listeria tek pjepri vret tre vetë në Australi
Një person i tretë ka vdekur në Australi pasi konsumoi pjepër të infektuar me bakterin “listeri”
15 persona të moshuar janë infektuar tashmë nga përhapja e këtij bakteri, i cili është i lidhur me rritjen e një pjepri në shtetin e New South Wales
Dy fatalitetet e para ishin nga New South Wales dhe viktima e tretë ishte nga shteti i Viktorias.
Të moshuarit, shtatzënat dhe fëmijët janë lajmëruar të shmangin konsumimin e pjeprit të prerë në feta.
15 të diagnostikuarit me këtë infeksion kanë konsumuar pjepër para se të sëmureshin.
“Njerëzit që janë delikatë ndaj bakterit të listerias nuk duhet të konsumojnë asnjë pjepër të blerë para 1 Marsit.”-thotë Vicky Sheppeard, drejtoresha për sëmundjet ngjitëse në Autoritetin shëndetësor të New South Wales
Frutat e pjeprit janë tërhequr nga supermarketet në mbarë Australinë, sapo shpërtheu sëmundja në Janar.
Çfarë është bakteri “listeria”? Si mund të merret ai?
Ai mund të merret nga ushqimet që e përmbajnë, apo kontakti shumë i ngushtë me kafshët e fermës.
Rastet zakonisht përfshijnë konsumimin e qumshtit të pa pasterizuar apo produkte të tjera të bulmetit.
Ushqimet e konservuara, përfshirë edhe sanduiçët
Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë, simptoma të gripit dhe ftohjes, të vjella dhe diarre.
Shumë nga të infektuarit mund të mos shfaqin simptoma, por të moshuarit dhe të vegjlit janë shumë të predispozuar për t’u infektuar.