Luftoni artritin me bimë mjekësore natyrale
Artriti shfaqet në forma të ndryshme, por gjithmonë me dhimbje. Fokusi i mjekëve është t’ju japin ndonjë lloj medikamenti për dhimbjen që mund të japin disa efekte anësore, si dhembje në stomak. Fatmirësisht, ka disa bimë mjekësore natyrale për trajtimin e dhimbjes së artriti.
Këto janë disa prej tyre:
1. Hithra
Kjo bimë efektive mund të japë një lehtësim shumë domethënës për të sëmurët me artrit. Mund të përdoret në rrugë topike ose për përdorim të brendshëm. Nëse e përdorni me mënyrën e parë, mund të godisni zonën ku ndieni dhimbje duke përdorur këtë bimë (do ndieni djegie, por që do t’ju lehtësojnë më pas).
Zierja dhe ngrënia e hithrës si një lakër e egër gjithashtu ju ndihmon. Hithra përmban sasi të konsiderueshme të mineralit bor, që thuhet se ndihmon kockat dhe artikulacionet.
2. Speci i kuq djegës
Ngjyra e specit të kuq vjen nga një substancë e quajtur kapsaicinë, dhe është po kjo substancë që ndihmon në lehtësimin e dhembjeve të artritit. Kapsaicina vepron si një “bombardues” endorfinash – endorfinat janë analgjezikë natyralë të trupit. Nëse ju pëlqen ushqimi pikant, shtoni pak spec të kuq në dietën tuaj ditore në formë salce djegëse ose nëpërmjet shtimit tek ushqimet.
3. Ushqime dhe erëza
Ka disa ushqime dhe erëza që mund t’i përfshini në gatimet tuaja për lehtësimin e dhembjes së artritit. Këto janë disa pre tyre:
Xhinxher (xhenxhefil) -Nëse pini një filxhan me çaj xhinxheri thuhet se ndihmon kundër dhimbjes së artriti. Funksionon si një antiinflamator, lehtëson dhimbjen dhe fryrjen e kyçeve nga artriti.
Kurkuma – Kjo erëz është mrekullibërëse, me ngjyrë të verdhë, mund ta shtoni në kerri, supë, oriz, bizele, sallatëra dhe pjata të tjera. Efektet e saj janë të ngjashme me të xhinxherit. Kurkuma gjithashtu ka veti antiinflamatore.
Rigoni – Përveçse ka veti antiinflamatore, rigoni ka famën e të qenit një antioksidant. Hidhni një sasi të mirë rigoni të thërrmuar tek pica, shtojeni te salca e makaronave, ose në gatimet me peshk. Rigoni mund të shtohet në një sasi të madhe ushqimesh./ATA/