Luleshtrydhet, e kuqja e tavolinës së pranverës

Të bukura për t’u parë, të mira për tu ngrënë dhe për shëndetin e bukurinë. Flasim për luleshtrydhet, shijen e kuqe të pranverës. Forma e tyre si zemër dhe ngjyra e gjallë të tërheqin shikimin dhe të shtojnë nepsin për t’i shijuar. Dhe pse kanë shije të ëmbël luleshtrydhet kanë pak kalori dhe janë mjaft të mira për një dietë dobësimi.

Vetitë ushqyese

Mes të mirave të çmuara është përmbajtja e lartë e vitaminës C dhe flavonoidë. Të mendosh që vetëm pesë luleshtrydhe kanë sasi të kësaj vitamine sa një portokall.

Për më tepër ky frut është një antioksidant që lufton radikalet e lira dhe plakjen e lëkurës. Janë të nevojshme si anti moshë por edhe për të forcuar sistemin imunitar dhe për të mbrojtur zemrën.

Ndihmojnë në prodhimin e kolesterolit të mirë dhe qëndrueshmërisë së tensionit të gjakut. Luleshtrydhet janë të pasura me ujë dhe përmbajnë shumë pak kalori. Të mendosh që 100 gram i këtij fruti kanë vetëm 30 kalori. Janë ëmbëlsira ideale për të shijuar, duke shtuar dhe pak lëng limoni.

Si t’i zgjedhësh?

Rregulli i artë që vlen për të gjithë frutat: pavarësisht se sot luleshtrydhet i gjejmë gjatë gjithë vitit, duhet respektuar kur e kanë stinën, që është fundi i prillit dhe fillimi i majit. Zgjidhini të pjekura, të forta dhe pa shenja. Mos u tërhiqni nga ngjyra intensive apo përmasa e frutave pasi ka mjaft varietete.

Kur i blejmë i heqim menjëherë nga vasketa dhe i vendosni butësisht në një enë pa i mbivendosur. Heqim frutat që janë të dëmtuara dhe mos harroni ti konsumoni dy ditë nga dita e blerjes. Nuk i lajmë derisa t’i vendosim në tavolinë.

SHKARKO APP