Magjia e kanellës, “lufton” këto probleme shëndetësore

Në mbështetje të mendimit të dijetarëve të lashtë, shkencëtarët kanë gjetur te kanella një mekanizëm kundër mpiksjes së gjakut, për parandalimin e trombozave, si edhe për forcimin e të gjithë sistemit kardiovaskular të njeriut. Karakteristika e veçantë e kanellës është se ajo vepron mbi 5 organe ndjesore njerëzore.

Kanella ka aromë dhe shije të veçantë, ndaj e përdorin tani në shkallë të gjerë: në kafe, ëmbëlsira, në ushqimin e përditshëm, madje edhe si ilaç për të shëruar disa sëmundje. Cipa e pemës së kanellës përmban disa elementë që e mbrojnë organizmin edhe nga sëmundje të tjera, por vendin e parë e mban gjithmonë aftësia e saj për të luftuar trombozat. Dihet se mpiksja e gjakut në enët e tij rrezikon zemrën dhe mund të shkaktojë insulte cerebrale. Aldegidet e kanellës parandalojnë, pra rritjen e tyre dhe kur ato kanë arritur të mpiksen, ajo i tret ato dhe siguron qarkullimin e rregullt të gjakut.

Por ajo ndihmon edhe për zgjidhjen e një problemi të madh që shqetëson kryesisht gratë, mbrojtjen nga zgjerimi i venave të gjakut dhe disa sëmundjeve të tjera të këmbëve.

Kanella, sikurse çdo ilaç tjetër ka edhe efekte anësore të cilat sigurisht duhen njohur dhe duhen evituar. Ajo nuk duhet të përdoret në rastet kur njeriu vuan nga tensioni i lartë arterial, kur vuan nga epilepsia dhe ka ezauriment nervor. Po kështu, duhet ta evitojnë përdorimin e saj gratë shtatzëna, ato që kanë fëmijë në gji, të sëmurët nga veshkat dhe nga mëlçia.

SHKARKO APP