Magjia e lëngut të selinosë kundër kolesterolit
Në kohën e Homerit, selinoja ishte simbol i bukurisë dhe gëzimit. Më vonë, në Romë kjo bimë simbolizonte fitoren dhe kështu së bashku me dafinën është përdorur si kurorë në kokat e fituesve.
Selino përmban minerale shumë të rëndësishme të tilla si kalium, zink, kalcium, hekur, fosfor, magnez, vitaminë C, vitaminë B, etj. Në mjekësinë kineze, selino është përdorur si një ilaç për tensionin e lartë të gjakut dhe për artritin dhe problemet me reumatizmën. Substanca tek selino me emrin polycetylene është përgjegjëse për lehtësimin e inflamacionit në rastin e artritit rheumatoid dhe osteoartritin.
Kërcelli i gjatë i selinos ngjason me eshtrat dhe sipas studimeve selino është shumë efikas për shëndetin e kockave. Përmban shumë elemente ushqyese, mineraleve dhe vitaminave të cilat përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm dhe veçanërisht shëndetin e eshtrave.
Selino përmban 23 për qind silic i cili luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e eshtrave, nyjave, thonjve të forte dhe flokëve. Selino është i pasur me kalium i cili është shumë i rëndësishëm për shfrytëzimin e drejt të kalciumit në eshtra, me çka përmirësohet shëndeti i eshtrave dhe parandalohen thyerjet. Niveli i lartë i kalciumit në selino do të absorbohet në mënyrë të duhur me ndihmën e kaliumit, ndërsa kalciumi do të reduktojë rrezikun nga humbja e masës kockore. Përfitimet më të mëdha ushqyese gjenden në selinon e freskët, apo në lëngun e saposhtrydhur.
Përbërja e selinos
Vlera e 100 gramëve të selinos është e vogël – përmban 14 kcal/59 kJ. Prej kësaj 0,69 për qind janë proteina, 2,97 për qind karbohidrate dhe 0,17 për qind yndyra. Është burim i shkëlqyer i kaliumit (ka rol të rëndësishëm në rregullimin e qarkullimit të gjakut, ruajtjen e masës eshtërore, funksionimin e sistemit nervor, zemrës, veshkave dhe funksioneve muskulore dhe adrenalinës), vitaminës C (e cila ndihmon tek infektimet me viruse dhe baktere, ftohja, astma, alergjitë, sëmundjet e zemrës…), vitaminës B1 (e cila është përgjegjëse për funksionim normal të sistemit nervor).
Përveç këtyre, në selino janë gjetur edhe natriumi, kalciumi, proteina, selinoja e papërpunuar është efektive kundër gurëve të veshkave, sepse ndikon si diuretik. Ajo gjithashtu ul edhe shtypjen e gjakut, zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak, si dhe nivelin e kolesterolit. Ekspertët e rekomandojnë këtë bimë për ta luftuar stresin. Në farmaci, farat e saj përdoren për përgatitjen e barërave për qetësim.
Pirja e lëngut të saposhtrydhur të rrënjëve, gjetheve dhe trungut është një ilaç i shkëlqyer për të rrëzuar kilet e tepërta. Kompleksi i natriumit ndihmon në zbutjen e acidit në lukth dhe ashtu ndikon mirë edhe në tretje dhe e zvogëlon fryrjen. Selinon mund ta përdorim edhe për shërimin e astmës.
Për shkak të përmbajtjes së madhe të vajrave eterike dhe përbërësve të tjerë të dobishëm, selinoja ndikon kundër baktereve dhe mukozës në zorrë dhe në traktet urinare.
Lëngu i selinosë është jashtëzakonisht i shëndetshëm duke qenë një nga pijet më ushqyese për organizmin. Ky lëng ekuilibron pehashin që është thelbësor për një shëndet maksimal. Shumë kohë më parë, selinoja konsiderohej një bimë mjekësore që mund të përdorej kundër një sërë sëmundjesh. Mineralet, vitaminat dhe ushqyesit që gjenden tek selinoja janë në harmoni të përkryer. Gjethet e selinosë janë plot me vitaminë A, ndërkohë që kërcenjtë janë të mbushur me vitaminat B1, B2, B6 dhe C, por edhe me kalium, acid folik, kalcium, magnez, hekur, fosfor, sodium dhe amino acide aq të nevojshme.
1. Lufton inflamacionin në organizëm
Selinoja përmban shumë antioksidantë të fuqishëm që luftojnë inflamacionet në organizëm. Lëngu i freskët i selinosë është një alternativë e shkëlqyer për ata që vuajnë nga sëmundje të shkaktuara nga inflamacioni siç është artriti.
2. Stimulon sistemin imunitar
Lëngu i selinosë përmban vitaminë C dhe forcon imunitetin duke i dhënë organizmit forcën e nevojshme për t’u shëruar. Lëngu i selinosë mund të oksigjenojë organizmin në çdo anë të mundshme dhe të garantojë shëndetin e kockave.
3. Ul tensionin e gjakut
Studimet kanë treguar që pirja e lëngut të selinosë çdo ditë për një javë mund të ulë ndjeshëm tensionin e gjakut. Lëngu qetëson muskujt përreth arterieve, zgjeron enët e gjakut dhe ndihmon në qarkullimin e paqtë të tij.
4. Ul nivelin e kolesterolit
Lëngu i selinosë është një kurë e mrekullueshme natyrale për të ulur nivelet e kolesterolit. Lëngu që përfitohet nga dy kërcenj të selinosë mund ta ulë kolesterolin me të paktën 7 përqind.
5. Lufton pagjumësinë
Mineralet dhe vajrat esencialë të lëngut të selinosë kanë një efekt qetësues të sistemit nervor. Një aftësi e tillë e bën lëngun e selinosë mjaft terapeutik për ata që vuajnë nga pagjumësia. Duke pirë këtë lëng ata qetësohen dhe arrijnë të kenë një gjumë të patrazuar.
6. Parandalon krijimin e gurëve në organizëm
Lëngu i freskët i selinosë parandalon kalcifikimin ose krijimin e gurëve në veshka, tëmth dhe fshikëzën e urinës. Për më tepër, lëngu i selinosë ndihmon në eliminimin e toksinave dhe substancave të dëmshme apo gurët në këto organe.
7. Lufton obezitetin
Lëngu i selinosë ndihmon në luftimin e obezitetit. Hidhni një lugë çaji me mjaltë në një gotë me lëng selinoje dhe pijeni përpara çdo vakti. Një gjë e tillë ju ndihmon të mos e teproni më ngrënien dhe të mbani nën fre dëshirat për ëmbëlsira.
Si të përgatisni lëngun e selinosë
Pastrojeni mirë selinonë me ujë të bollshëm. Priteni në shirita të hollë që të përfitoni sa më shumë lëng prej tyre gjatë shtrydhjes. Lëngun e selinosë mund ta përzieni me lëngun e freskët të mollës, karrotës apo perimeve të tjera. Nëse dëshironi që lëngu juaj i selinosë të jetë i ëmbël, atëherë përdorni vetëm një kërcell selinoje.
Lëng selinoje, molle dhe majdanozi
Përbërësit:
8 kërcenj selino
2 mollë të gjelbra
Një tufë me majdanoz (i jep trupit shumë alkalinë)
Udhëzimet: Shtrydhni në fillim 4 kërcenj selinoje, dhe më pas shtoni majdanozin, mollët dhe më pas pjesët e mbetura të selinosë. Lëngun duhet ta pini menjëherë për të marrë të gjithë ushqyesit e nevojshëm./Radio e Jashtme e KInes/CRI