Magnez apo omega-3, cilat vitamina largojnë lodhjen
MAGNEZI
Ka shumë studime të cilat tregojnë se magnezi ju ndihmon të ndiheni më energjik kur jeni të lodhur. Është suplement të cilin mund ta përdorni gjatë dietës tuaj të rregullt ose ta gjeni në ushqimet si avokado, bajamet dhe spinaqi.
VITAMINA B6
Kjo vitaminë është e rëndësishme për zhvillimin e trurit dhe për t’u siguruar se sistemi nervor dhe ai i imunitetit janë të shëndetshëm.
Vitamina mund të gjendet në peshk, në patate, banane, etj., por edhe mund të merret si suplement
VITAMINA B2
Të gjitha vitaminat B janë thuajse esenciale për energji; që të gjitha i shndërrojnë karbohidratet në energji. Studimet tregojnë se vitamina B2 ndihmon në luftimin e lodhjes, ndërsa mund ta gjeni në bajame, në oriz dhe në kërpudha.
OMEGA-3
Yndyrat omega-3 janë të rëndësishme për funksionin e qelizave dhe shëndetin e trurit, por edhe janë të përsosura si masë preventive e lodhjes. Kryesisht kjo yndyrë gjendet në vaj të peshkut, por edhe në perime dhe arra.