Manastirliu: Rrisim aksesin në kujdesin shëndetësor, shërbimi më afër pacientëve
“Mjekët e spitaleve Universitare që do të kryejnë konsulta apo ndërhyrje kirurgjikale në spitalet Rajonale në ditë të caktuara, do të shpërblehen me bonus 10 mijë lek të reja në ditë, ndërsa ata që do të japin shërbim nga njëri spital Rajonal në tjetrin, do të kompensohen me 5 mijë lek të reja në ditë”.
Ogerta Manastirliu, ministër i Shëndetësisë e bëri të ditur skemën e re financiare të stimulimit për mjekët, në kongresin mbarëshqiptar mbi “Kujdesin gjatë shtatëzanisë dhe lindjes”, i cili zhvilloi punimet sot (e premte) në Tiranë.
“Ky kompensim financiar është një hap përpara drejt rimodelimit të skemës së kompensimeve financiare për profesionistët e shëndetit, por ndërkohë i hap rrugën dhe zhvillimit të trajnimit të burimeve njerëzore dhe dhënies së shërbimit aty ku është nevoja. Pasi ne të gjithë e dimë që është shumë e rëndësishme që të fillojmë të mendojmë për një skemë të mbështetjes së burimeve njerëzore aty ku shërbimet duhet të jenë të akseseushme. Jo të gjithë shërbimet duhet të ofrohen në Tiranë. Tirana, në spitalet Universitare duhet të ofrojë shërbime terciare. Synimi ynë është të fuqizojmë spitalet Rajonale, të fuqizojmë spitalet Bashkiake, të fuqizojmë Qendrat e Kujdesit Parësor”, u shpreh znj. Manastirliu.
Gjatë zhvillimit të punimeve të këtij kongresi, u ofrua një qasje e re shkencore për realizimin e protokolleve bashkëkohore, të qëndrueshme dhe kosto-efektive për kujdesin gjatë shtatzanisë.
Në kongres morën pjesë mjekë obsetër-gjinekologë e profesionistë të shëndetit nga Shqipëria si dhe të zonës shqipfolëse të Rajonit (Kosovë, Maqedoni dhe Mal i Zi).
Me poshtë, fjala e plotë e znj. Ogerta Manastirliu, ministër i Shëndetësisë në Kongresin Mbarëshqiptar mbi “Kujdesin gjatë shtatëzanisë dhe lindjes”:
Të nderuar profesorë,
Të nderuar pjesëmarrës,
Jam e nderuar që përshëndes këtë Kongres, i cili shënon një një ngjarje të rëndësishme, jo vetëm per shëndetin riprodhues, por edhe për sistemin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri.
Kongreset Kombëtarë mbi “Kujdesin gjatë shtatëzanisë dhe lindjes” po bëhen tashmë një traditë në vendin tonë.
Unë do të doja t’ju inkurajoja, që kjo traditë të konsolidohet më tej, duke i shndërruar këto takime në arena diskutimesh e debatesh të mendimit shkencor mjekësor të përparuar.
Jam e bindur se prej këtij Kongresi, që unë e vlerësoj se do te jete një platformë për arritjet, por edhe moment i rëndësishëm për kapërcimin e sfidave profesionale, do të dalin rekomandime të dobishme për përmirësimin e shërbimeve ndaj nënës e fëmijës gjatë shtatzanisë e lindjes, por edhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe modernizimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri.
Ne keto aktivitete ju mund te nxirrni rekomandime te vlefshme te cilat mund te perdoren edhe nga politikeberesit shendetesore per te permiresuar performancen e sherbimeve tuaja.
Ndaj une besoj se nje ndihme ne kete aspekt jane ndertimi i Mekanizmave standartizues ne sherbimet mjekesore, ndaj, hartimi dhe zbatimi rigoroz i protokolleve bashkëkohore të mjekimit është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë për reformimin e kujdesit shëndetësor.
Për jetësimin e këtij prioriteti, gjatë katër viteve të fundit:
· Kemi hartuar dhe publikuar udhërrëfyes dhe protokollet për kujdesin shëndetësor për gratë shtatzana dhe për foshnjat e fëmijët.
· Rishikuam paketën e shërbimeve në kujdesin parësor.
· Përgatitëm udhërrëfyesin dhe protokollet për kontrollin mjekësor bazë falas për moshat 35-70 vjeç.
· Hartuam protokollin për depistimin e kancerit të qafës së mitrës.
Paralelisht, tendencat pozitive të treguesve kombëtar lidhur me vdekshmërinë amtare dhe vdekshmërinë foshnjore janë rezultat, si, i përmirësimit të politikave e programeve të qeverisë, ashtu edhe i rritjes së kujdesit tuaj. Përmirësimi i standardeve të jetesës, rritja e të ardhurave të disponueshme, rritja e arsimimit të nënave të reja, reforma në sistemin shëndetësor, etj., nuk mund të jepnin rezultat pa rritjen e vëmendjes dhe të kontributit tuaj.
Qeveria shqiptare ka përcaktuar si qëllim madhor të programit të saj, Mbulimin Shëndetësor Universal, i cili është një objektiv i gjithë botës së qytetëruar dhe që pasohet nga Aksesi Universal.
Gjatë mandatit tonë të parë qeverisës, ne ndërmorëm reforma, zbatuam programe e kryem ndërhyrje të rëndësishme për rritjen e qasjes së qytetarëve në kujdesin shëndetësor, disa prej të cilave kanë ndikim të drejtpërdrejt në kujdesin për nënën dhe fëmijën:
· Përfshimë për herë të parë në kujdesin shëndetësor publik, shërbimin falas;
600 mijë qytetarë të pasiguruar, midis tyre dhjetra-mijëra nëna të reja përfitojnë prej mjekut të familjes që ofrohet falas;
· Ne zgjeruam aksesin në kujdesin shëndetësor, duke i ulur tarifat në shërbimin parësor në nivele simbolike;
· Mamografët lëvizës ofrojnë shërbim për mbi 5 000 gra në vit, masë kjo, që u kursen buxheteve familjare 67 mijë dollarë ne vit;
· Rreth 34,000 familje ose 42% e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike me fëmijë deri në 15 vjeç përfitojnë pagesë shtesë për vaksinimin e fëmijëve;
· Programi i instrumentave te rinj kirurgjikal dhe administrimi i integruar i tyre, ka sjellë një revolucionarizim në sallat e operacionit në QSUT dhe në maternitetin Mbreteresha Geraldinë dhe pritet që deri në fund të vitit të shtrihet në të gjithë spitalet e vendit. Ky program, jo vetëm është një program inovativ për shëndetësinë tonë, por nga pikpamja e përmirësimit spitalor, ka reduktuar infeksionet spitalore, ka përmirësuar kushtet e punës për mjekët, si dhe ka një ndikim të drejtpërdrejtë tek pacientët.
· Investimet në rrjetin spitalor kanë prekur dhe maternitetet dhe Qendrat Shëndetësore. Gjatë këtyre viteve janë pajisur me pajisje mjekësore të reja, si inkubatorë, eko, pajisje për sallat maternitetet e Tiranës, ndërkohë që është investuar dhe po investohet ne maternitetet e Gjitokastres, Sarandes dhe Korces. Po ashtu dhe në Qendrat Shëndetësore, sipas proriteteve të rajoneve, ka patur ndërhyrje për përmirësimin e kushteve dhe pajisjen e tyre si QSH.
· Dua të përmend këtu një element pa të cilin investimet nuk do të kishin vlerë. Ato jane burimet njerezore. A kemi ne nevoje per burime njerezore te kualifikuara…patjeter qe po. Ndaj dhe vakumi qe politika e vjeter la kater vite pa specializime, ne në bashkepunim me stafet mjekesore, përmes proceseve transparente rikthyem specializimet ne te githe specialitetet per ti hapur rruge zhvillimit te burimeve njerezore aty ku eshte nevoja. Ndaj dhe ne departamentin e Obstetrike Gjinekologjise jane hapur kuotat per mjek, obsteter gjinekologe, pediaterm neonae, mjek familje etj.
· Por kur flasim per burime njerezore sdua te le pa permendur Politiken e re te qeverise per rritjen e pagave per 20.000 mjeket, infermieret ne sistemin shendetesor. Rritje 10% e pages si dhe perfshirja e kushtit per veshtiresi te vecante pune, 18.000 mije leke per mjeket qe punojne ne sherbime te urgjences dhe reanimacioneve, 12.000 per infermieret dhe laboratntet po ne keto sherbime si dhe dyfishimi i pageses per sherbimin roje.
· Nderkohe nje tjeter incentiv financiar eshte futur ne kete politike. Ky kompensim financiar eshte nje hap perpara drejt rimodelimit te skemes se kompensimeve financiare per profesionistet e shendetit, por i hap rrugen dhe zhvillimit dhe trajnimit te burimve njerezore aty ku eshte nevoja. Incentivi financiar prej 10 mijë lekësh në ditë, ose 100 mijë lekë të vjetra në ditë për mjekët që shkojnë nga spitalet Universitare në spitalet Rajonale për të ofruar konsulta, për ndërhyrjet kirurgjikale, po ashtu dhe nga 50 mijë lekë në ditë, për mjekët të cilët shkojnë nga spitalet Rajonale në spitalet Rajonale, jo vetëm që do të jetë një skemë alternative për kompensimin financiar të mjekëve, por patjetër që do të zhvillojë edhe burimet njerëzore aty ku është nevoja dhe do të japi shërbime aty ku është nevoja.
Pasi ne të gjithë e dimë që është shumë e rëndësishme që të fillojmë të mendojmë për një skemë të mbështetjes së burimeve njerëzore aty ku shërbimet duhet të jenë të akseseushme. Jo të gjithë shërbimet duhet të ofrohen në Tiranë. Tirana, në spitalet Universitare duhet të ofrojë shërbime terciare. Synimi ynë është të fuqizojmë spitalet Rajonale, të fuqizojmë spitalet Bashkiake, të fuqizojmë Qendrat e Kujdesit Parësor.
Ndaj, kombinimi i politikave, kombinimi i skemës politikës së pagave është shumë i rëndësishëm për të filluar një strategji të re për miradministrimin e gjithë rrjetit tonë spitalor në Shqipëri. Ndaj, unë do ju nxis fort, ju si profesionist, si mjek që të filloni së bashku me rrjetin e të gjithë spitaleve Rajonale të aplikoni këtë skemë të kompensimit financiar, këtë bonos për mjekët, për ta parë ndy aspekte, jo vetëm në aspektin e mbështetjes financiare për ju, por dhe në aspektin e rritjes së performancës së burimeve njerëzore të kualifikimit profesional në spitalet Rajonale.
Dhe kjo është shumë e rëndësishme për ju, shumë e rëndësishme për burimet njerëzore që ne duhet të formojmë dhe mbi të gjitha është shumë e rëndësishme për pacientët. Që jo çdo shërbim të vijnë dhe ta marrin në Tiranë por shërbimet ti marrin në qytetet ku ata jetojnë pasi profesionistët mund dhe duhet të ndërtojnë skema alternative të kujdesit.
Sa me siper ende nuk kemi gjithshka dhe kemi ende shume per te bere, per te zhvilluar nje nder sektoret me te rendesishem te vendit. Ndaj ne mandatin e ri qeverises vemendja jone do te jeni ju, profesionistet dhe paralelisht do te jemi duke investuar me mencuri per te rritur edhe me shume aksesin universal ne sherbime pasi mbrojtja e shëndetit, dhe sidomos e shëndetit të nënës dhe fëmijës, e cila shkon përtej misionit të sistemit shëndetësor. Ajo është një çështje e zhvillimit, një çështje e shoqërisë.
Ju uroj edhe një herë, punime të mbara dhe suksese Kongresit tuaj të tretë! Ju faleminderit!