Maska 100% natyrale dhe efektive kundër njollave të fytyrës

Njollat e fytyrës shkaktohen në shumicën e rasteve nga ekspozimi në diell, por nuk përjashtohen edhe faktorë të tjerë si të ushqyerit e dobët dhe keq, ndryshimet hormonale etj.

Në rastet më “serioze”, mund të përdorni një trajtim farmaceutik të përcaktuar nga një specialist, por nëse problemi është për shkak të një ekspozimi të thjeshtë në diell apo nga ushqimi, ju mund të përgatisni disa maska fare lehtë në kushtet e shtëpisë, shumë të dobishme dhe efektive.

Për këto maska ju duhet të keni:
• Limon, kos, mjaltë, vaj ulliri
• Mollë, miell misri, sheqer, karrota, disa feta kastraveci
• Ujë i oksigjenuar

Udhëzime:

Një përbërës natyral shumë i njohur për probleme të këtij lloji është limoni. Limoni ka një veprim të gjerë dhe si i tillë duhet të përdoret me masë. Për të përgatitur një maskë me bazë limonin do të duhet lëngu i dy limonave të përzierë me 125 gr kos të bardhë; Maska duhet të aplikohet ose te njollat ose në të gjithë fytyrën për një orë e gjysmë, pastaj shpëlajeni me ujë të vakët. Këtë maskë mund ta përdorni çdo ditë.

Maska me bazë mjaltin përgatitet me dy lugë qumësht pluhur, dy lugë lëng limoni, dy lugë kos të bardhë dhe katër lugë mjaltë. Masën e përftuar e vendosim në fytyrë për rreth pesëmbëdhjetë minuta dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Lëngu i një limoni, i kombinuar me dy lugë majdanoz të copëtuar dhe një lugë sheqer është një tjetër trajtim efektiv. E lini të veprojë në zonat e prekura për disa minuta dhe do të shihni ndryshimin.

Maska e përgatitur nga përzierja e një karote të kombinuar me një lugë çaji vaj ulliri dhe dy lugë kos; përzierjen e vendosni në fytyrë për 15 minuta çdo ditë dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Së fundi, një maskë në mollë: një pure molle me dy lugë miell orizi dhe një lugë kastravec të shtypur duhet të aplikohet në fytyrë për 15 minuta dhe më pas shpëlahet.

SHKARKO APP