Mbani larg sëmundjen e kancerit duke ndryshuar dietën ushqimore
Disa nga llojet e kancerit janë të shmangshëm vetëm duke ndryshuar disa produkte ushqimore në dietën tonë të përditshme.
Një studim i ri ka zbuluar se dieta ushqimore që ndjekim është një nga shkaktarët kryesorë të kancerit në të paktën 5% të rasteve, shkruan ” The Sun”.
Kanceri i zorrës së trashë është një nga llojet në të cilat dieta ushqimore që zgjehdim ka më shumë ndikim. 40% e rasteve shkaktohen si pasojë e dietës së varfër ushqimore. Ky lloj ndiqet nga kanceri i gojë, ku dieta ndikon në 25 % të rasteve.
Llojet e kancerit që shkaktohen nga dieta e varfër ushqimore
Zorra e trashë
Goja, laringu
Vaginal
Kanceri në gjoks
Në veshka
Stomak
Mëlçi
Gabimi më i madh në dietë është të mos hash mjaftueshëm drithëra dhe karbohidrate.
Si ta mbani larg kancerin
Hani sa më shumë drithëra (bukë të zezë, makarona dhe oriz)
Produkte qumështi
Mish i gatuar
Fruta dhe perime
Mos pini pije të ëmbla
Kosi
Lloje të ndryshme të probiotikëve (p.sh. Bifidobacterium lactis) të pranishme në kos, kanë zbuluar se përmirëson imunitetin dhe ndalon shumë shkaktues të kancerit, duke përfshirë hormonet, mishin kancerogjen dhe toksina mjedisore.
Spinaqi
Shumë njerëz kanë fituar përshtypjen e tyre nga filmi i vizatuar “Popeye” se spinaqi është për fëmijë. Por, a është ky ushqim i gjelbër aq i mrekullueshëm siç është portretizuar në jetë? Spinaqi është një ushqim anti-kancer për shkak të përmbajtjes së saj prej klorofili dhe karotinës. Përveç se ju mbron nga kanceri, gjithashtu përmban edhe hekur, acid folik, vitamina dhe minerale, si dhe antiooksidontin coenzyme Q10 (e cila ka veti antiplakje).
Ushqime të pasura
Fibrat në ushqimet bimore janë të rëndësishme jo vetëm për zorrë të shëndetshëm, por gjithashtu për parandalimin e kancerit kolorektal. Fibrat lehtësojnë lëvizjen e ushqimit nëpër traktin digjestiv, të cilave iu nevojiten shumë pak kohë që të futen në ushqim. Drithërat (p.sh. orizi), fasule, fara, thjerrëzat dhe perimet janë burime të pasura të fibrave, të cilat duhet të përfshihen në ushqime të përditshme.
Propolis i bletës
Propolisi është një substancë e prodhuar nga bletët për të mbrojtur veten dhe kosheret e tyre nga infeksionet bakteriale dhe virale. Por, vitaminat dhe aminoacidet që janë zbuluar në këtë propolis rrisin imunitetin dhe parandalojnë kancerin.