Mbi terapitë e reja në trajtimin e sëmundjeve kardio-vaskulare
Kardiologët më të mirë të Europës dhe botës shprehen për sportin dhe pathologjitë Kardiake
Dr.Leonidha PEPPO
Në Kongresin e Shoqatës Europiane të Kardiologjisë (ESC(, që u mbajt para pak ditësh në Romë u prezantuan të dhëna shkencore dhe studimore mbi terapitë e reja në trajtimin e sëmundjeve kardio-vaskulare. Interesi i të pranishmëve ishte i jashtëzakonshëm edhe për faktin se në këtë kongres kishte përfaqësues dinjutozë dhe të vendeve jashtë Europës si nga SHBA, Kanada, Japoni, Kine, Kubë, si dhe nga vende Afrikane, të cilët prezantuan punimet e tyre në seanca direkte apo me paraqitjen e posterave. Pjesemarres aktive ishin dhe mjekë të Shoqatës Shqipetare të Kardiologjisë.
Tashmë në ngjarje të tilla madhore. por edhe në fusha të tjera të mjekësisë, si pneumologji, endokrionologji, obstetrikë-gjinekologji, psikiatri, etj, ku kohët e fundit ka interes të madh, pjesëmarrja është e madhe, por kardiologjia dhe sëmundjet vaskulare që në përgjithësi zënë 59% të të gjitha sëmundjeve me vdekshmeri deri në 53% të të gjitha llojeve, padiskutim interesi është shumë më i madh, për t’i studjuar. Ndërkohë, prodhimi i barnave përbën interes shumë të madh në gjithë botën shkencore.
Kongresi u zhvillua në “Fiera di Roma”, zonë panairesh, me sipërfaqe të brendshme dhe të jashtme shumë të gjera, të përshtatura shumë mirë dhe për ngjarje të kësaj natyre. Levizja drejt kësaj qendre të stërmadhe nga Roma kishte vështirësi dhe ndërlikime, me vonesa dhe ngatërresa, por me organizimin e mëvonshem u krijuan lehtësiara për orientimin e delegatëve.
Konferencat zhvilloheshin në 9 kampingje, ku secili kishte nga 9 salla për pjesëmarrësit që dëgjonin lektorët dhe debatonin për temat e paraqitura, fryt i punëve shkencore të figurave të njohura dhe te panjohura të mjekësisë apo farmacistëve, përfaqesues dhe të kompanive të njohura farmaceutike, që me barnat e tyre sjellin zgjatjen dhe përmirësimin e cilësise së jetës.
Do të veçoja këtu një sesion shkencor mbi terapitë e reja për trajtimin e Insuficiencës Kardiake, një problem madhor botëror i Shëndetit Publik, mundësuar nga kompania “Novartis” me teme “Nevojat për terapi të reja në Insuficiencën Kardiake”.
Lektorët me famë botërore nga Europa dhe Amerika trajtuan barrën që sjell kjo pathologji për shëndetin publik dhe për shoqërinë në tërësi. Evidentohet gjithnjë e më shumë fakti se prevalenca e kësaj sëmundjeje po vjen gjithnjë në rritje, e ndikuar nga faktorë si: rritja e jetëgjatësisë së popullatës, trajtimi më i mirë i pathologjive kardiake, veçanërisht infarkti i miokardit, përdorimi i teknologjive të reja si koronarografia, peace-makers, sidhe shtimi i sëmundjeve metabolike. Pavarësisht avancimeve të bëra në këtë drejtim, përsëri u vu theksi në faktin që niveli i vdekshmërisë, lidhur me këtë pathologji është shumë i lartë, shpesh shumë me i lartë se disa llojeve të kancerit, prandaj duhen zbatuar politika të qarta për përmirësimin e menaxhimit gjithëdisiplinar në nivel Botëror dhe lokal.
U paraqitën të dhëna, analiza, studime mbi barin “Entresto”, i cili tashmë është pjesë e praktikës klinike të trajtimit të kësaj pathologjie dhe ne, duke qenë se jemi ndër kardiologët e parë në Europë të fillimit të përshkrimit për pacientin, po bëhemi dëshmitarë të inovacionit që ka sjellë, pas 20 vjetësh, ky produkt me mënyrën e tij unike të veprimit dhe efektin që ka në drejtim të uljes së vdekshmërisë, uljes së shtrimeve në spital, përmirësimit të shpejtë të simptomave dhe përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së jetës.
Impresione nga sallonet e ekspozimit të pajisjeve mjekësore dhe të kompanive farmaceutike
Shumë impresionuese ishin dhe sallonet e ekspozimit të paisjeve mjeksore dhe të kompanive farmaceutike, ku mund të gjeje informacione të bollshme shkencore, shpesh herë, falë teknologjisë, të ilustruara vizualisht, gjë që na bënte dhe më shumë të përfshiheshim në marrjen e informacionit dhe në komunikim të mëtejshem.
Kompanitë Farmaceutike kishin këndet e tyre të prezantimit me stenda, por në këtë rast do të veçoja këndin e Kompanisë “Novartis” për thjeshtësinë e organizimit të saj, me një orientim më shumë mjekësor se komercial, me përfaqësues shumë komunikues dhe dashamirës. Ndërkohë që po shijonim një kafe pranë kësaj stende, një pjestar na u drejtua me pyetjen: “Skipëtar?”. Patëm një komunikim mjaft të ngrohtë me të pas prezantimit të tij si “arbëresh” me interes të madh për neve dhe për Shqipërinë. Sigurisht që komunikuam në italisht, na informoi për vendin e tij në Kalabri, historitë e mbërritjes së paraardhësve të tij atje, interesin dhe ndjeshmërinë që kanë të gjithë ato banore Arberëshe për vendin e prejardhjes, kultivimin e disa vlerave dhe traditave; na tregoi që festa e tyre më e rëndësishme ishte ajo e “Shën Gjergjit”, mbrojtësit të qytetit; bëmë foto dhe shkëmbyem kontaktet me përzemërsi.
Personalisht, ndoqa veç të tjerave dhe një seancë të këtij Kongresi me tematikë Sporti dhe pathologjitë Kardiake, ku për hir të vërtetës neve pak e kemi trajtuar në aktivitetet shkencore lokale, dhe ndjekja e kësaj seance na dha ndërgjegjësim shtesë për ta konsideruar më shumë në praktikën klinike. Temat e kësaj seance ishin: Sporti dhe aritmia, Sporti dhe kardiomiopatia, Sporti dhe fibrilacioni atrial, Sporti dhe ndarja prej tij, referuar nga kardiologë të mirënjohur nga Franca, Amerika, Anglia, Spanja.
Në Romë, të motivuar për të ndjekur veprimtari intensive shkencore
Pas orarit të kongresit, kishim mundësi të kushtonim kohe dhe për aktivitete sociale, ku Roma me madhështinë e saj historike, artistike, kulturore, arkitekturore, na përfshinte deri në orët e vona te natës.
Kështu që padiskutim vizituam vendin më të famshëm dhe të bekuar, Vatikanin, me kompleksin e tij madhështor si sheshi San Pietro me formën e rrumbullakët me 157 kolonat që e rrethojnë atë dhe ku bëhen meshat kryesore papale, ku ballore të sheshit ndodhet katedralja më e famshme në botë me të njejtin emër San Pietro, ku të gjithë emrat me të mëdhenj të artit, ato të pikturës murale (afreske) dhe ato të skulpturës kanë treguar madhështinë e zanatit të tyre por edhe arkitektet e konstruktoret bënë me të mirën e këtij gjigandi me gjithë entouragin (rreth e qark) dhe kubeja që i tërhiqte të gjithë vizitorët nëpërmjet 516 shkallinave nëpër një ngushtice 40-60 cm të ngjiteshe në majë. Këto ngjitje të mundimshme por shumë ndjellëse dhe për njerëz me të meta fizike dhe mendore nëpërmjet ashensorit duke gjetur ngushëllim dhe përkrahje nga i plotfuqishmi mbi dhe, Zoti. Brenda kishte disa bazilika dhe statuja e Shën Pjetrit ku miliona njerëz preknin këmbën për t’u sjellë fat, dhe ajo këmbë ka ndryshuar ngjyrën nga prekja e miliona duarve dhe Shen Pjetri i pret me kënaqësi i ulur me aureole mbi kokë duke i ndjellur dhe kënaqur, sigurisht që u jep shpresë të gjithë këtyre.
U larguam nga Roma me hidhërimin e madh që nuk do të merrnim pjesë në shenjtërimin e 4 shtatorit të Nënës të të gjithë botës, e thirrur kudo “Nënë Tereza” Gonxhe Bojaxhi. Por unë e kam takuar njëherë atë të voglën, madhështore në Varrezat e Sharrës, kur kisha shkuar për të përkujtuar prindërit e mi, të prehur aty. Në atë moment vjen me eskortë Nënë Tereza, e shoqëruar nga një kanadeze dhe profesoresha ime e Fakultetit të Mjekësisë, Adelina Mazreku dhe kardiologja Mimoza Lezha, e cila siguronte kujdesin shëndetësor të saj. Ajo, kish mbërritur këtu për të përkujtuar nënën dhe motrën e saj Age e Drane Bojaxhi. Përfitova nga rasti dhe e takova dhe unë si shumë të tjerë.
Po ka shumë të tjera për të parë në Romë, sheshet e mrekullueshëm me bukurinë dhe gjallërinë e tyre, Koloseum – vepër gjigande e perandorisë gati 960 vjeçare me kapacitet prej 5000 vete, me dhomat ku qëndronin kafshët dhe në të tjerat gladiatorët me armët karakteristike të luftimit, arena ku dëfreheshin dhe vendosnin spektatorët me gishtin e madh poshtë apo lart për të vdekur apo jo i munduri: çfarë tmerri ta mendosh dhe përfytyrosh këtë çast por moda kështu ishte atëhere.
Për Romën, historinë, arkitekturën, artin e saj duhen libra të tërë për t’i përshkruar, por unë e gjeta me vend t’i permendja si pjese e frymëzimit që na jepte ajo per tu ndjerë të motivuar në ndjekjen e aktiviteteve intensive shkencore.