Mbipesha mund të kthehet në shkakun kryesor të kancerit

Mbipesha dhe obeziteti mund të bëhen shkaktarët kryesorë të kancerit në Britaninë e Madhe (para duhanpirjes), sipas një studimi të publikuar nga një institut britanik kërkimesh.

Studimi tregon se duhanpirja ishte përgjegjëse për më shumë se 54 000 raste të kancerit në Britaninë e Madhe në 2015, rreth 15% e rasteve, ndjekur nga mbipesha, origjina e 22 800 rasteve të kancerit, rreth 6,3 përqind e rasteve.

Obeziteti dhe mbipesha mund të shkaktojnë lloje të ndryshme të kancerit, si ai intenstinal, i gjirit, uterusit apo veshkave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse nuk bëhet kujdes, obeziteti mund të zëvendësojë duhanin”, thekson Harpal Kumar, drejtor i përgjithshëm i “Cancer Research UK”, instituti më i madh i pavarur i kërkimeve mbi kancerin në Britaninë e Madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Obeziteti përbën një kërcënim të madh për shëndetin publik dhe gjërat do të përkeqësohen nëse nuk bëhet asgjë”, thekson Linda Bauld, studiuese brenda institutit.

“Qeveria duhet të frymëzohet nga suksesi i fushatave të parandalimit kundër duhanit për të reduktuar numrin e kancerit lidhur me mbipeshën.

Për Katrina Brown, autore e studimit, është i nevojshëm ndryshimi i qëndrimeve ndaj obezitetit. Njerëzit e perceptojnë faktin e të qënit të shëndoshë si normal”, thekson ajo.

“Ky është një ndryshim i madh kulturor dhe ne duhet të japim mesazhin mbi rreziqet që obeziteti përbën për shëndetin”, shton Katrina Brown.

Qendra e kërkimeve për kancerin në Britaninë e Madhe zbulon se me shumë se katër në 10 raste (37,7 % e rasteve të kancerit) rreth 135 500 raste në 2015) mund të ishin shmangur

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?