Mbipesha shkak për rritjen e kancerit

Mbipesha është një shkak në rritje i kancerit në Britanine e Madhe, ndërsa rastet e shkaktuara nga duhanpirja janë në ulje, sipas një studimi të madh.

Qendra e kërkimeve për kancerin në Britaninë e Madhe zbuloi se me shumë se 1/3 e rasteve ose 135 mijë të tilla, mund te ishin evituar. Studimi arriti gjithashtu në përfundimin se mbipesha shkaktonte tani 6.3% të të gjitha llojeve të kancerit, ndërsa në 2011 ishin 5.5%. Qendra e kërkimeve tha se nevojitej veprim urgjent për të luftuar kërcenimin që vjen nga obeziteti.

Vendi me numrin më të lartë të rasteve të parandalueshme, sipas studiueseve është Skocia, e ndjekur nga Irlanda e Veriut dhe Anglia. Rreth Mbreterise së Bashkuar duhanpirja vazhdon të mbetet kontribuesi kryesor për sëmundjen e kancerit, edhe pse shënohet një ulje, nga 19.4% në 2011 në 15.1%. Në vend të dytë renditet mbipesha ose obeziteti, ndërsa shkaku i tretë ekspozimi ndaj rrezatimeve ultraviolet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mënyra standarde për të zbuluar nëse dikush është mbipeshë është duke llogaritur indeksin e masës trupore. Një indeks më i lartë se 25 nënkupton mbipeshë, ndërsa personat me BMI mbi 30 klasifikohen si obezë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?