“Më dukej sikur më digjnin me cigare në vaginë”, gruaja gjen kurën e sëmundjes

Tekstet mjekësore e dokumentuan këtë dhimbje të tmerrshme në vitin 1880. Por mjekët janë ende të pasigurtë për shkakun ose kurimin, prandaj një grua ka vendosur që ta marrë vetë situatën në dorë.

Kur filluan dhimbjet, Tara Langdale-Schmidt nuk e mendoi se ishte diçka serioze. Ishte një dhimbje që ndodhte sa herë që shkonte në tualet ose kryente marrëdhënie seksuale me bashkëshortin e saj.

Ajo ka bërë disa procedura kirurgjikale ndër vite për shkak të betejës me endometriozën (patologji gjinekologjike ku endometriumi – shtresa e brendshme e mitrës, e cila zëvendësohet çdo muaj me ciklin menstrual – fillon të rritet jashtë mitrës). Kështu ajo mendoi se dhimbja i ndodhte për këtë arsye dhe shpresonte se ishte kalimtare.

Por dhimbja përkeqësohej çdo ditë e më shumë.

“Pas pak kohësh dukej sikur dikush po më priste në gjysmë në 6 të mëngjesit dhe po më digjte me cigare brenda vaginës në të njëjtën kohë. Isah duke kryer marrëdhënie me bashkëshortin tim dhe u përpoqa të mos qaj e të shkatërroj momentin. Isha në agoni.”

Ajo shkoi tek shumë doktorë, disa prej të cilëve ishin të habitur nga ky rast. Një pjesë tjetër thjesht e nxorrën jashtë duke mos i dhënë zgjidhje.

“Unë kisha një doktorë që më tha të pi pak verë, të marr një Advil dhe të relaksohem. Një tjetër, para se të ekzaminonte zonën më tha se mund ta priste pjesën që më dhimbje ose të më vinte antidepressant. Po sikur unë të kisha STD ose kancer? Sigurisht që nuk u ktheva kurrë tek asnjëri prej tyre.”

E lënduar, e shqetësuar dhe në agoni, Langdale-Schmidt që ishte 28 vjeçe në atë kohë vendosi që të bënte kërkime vetë. Pasi hyri brenda diskutimeve për shëndetin e femrës dhe disa forumeve mjekësore, ajo mësoi për ‘volvodininë’, një gjendje që shkakton dhimbje kronike ose siklet të brendshëm sa herë që ndodh hapja e vaginës.

Kolegji Amerikan i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë e përcakton vulvodininë si dhimbje vulve që zgjat tre muaj ose më shumë dhe nuk shkaktohet nga infeksioni, çrregullimi i lëkurës apo ndonjë çështje tjetër mjekësore. Gjendja mund të ndodhë parpitur ose të vijë me kalimin e kohës. Vulvodinia mund të gjendet në zona të ndryshme të vaginës. Dhimbja mund të jetë e vazhdueshme ose të vijë e të shkojë. Shpesh përshkuhet si ndjesi djegie që nxitet nga prekja apo presioni si marrëdhënia seksuale, futja e një tamponi ose qëndrimi ulur për një kohë të gjatë. Dhimbja, djegia, acarimi dhe ngushtërisa mund ta bëjnë një femër të parehatshme sa herë që kryen marrëdhënie seksuale.

“Kjo mund të jetë jashtëzakonisht e dobët. Disa femra nuk janë në gjendje të veshin të brendshme dhe pantallona sepse kanë dhimbje të forta. Është një çështje serioze për jetën dhe mund të jetë shumë e vështirë për tu trajtuar”, tha Angie Stoehr, drejtoresha e Qendrës Stoehr për dhimje të legenit dhe intime.

Vulvodinia është dokumentuar në shkrimet mjekësore për herë të parë në vitin 1880, e përshkruar si “supersensitivitet i vaginës” dhe “burim që shkaktohet nga marrëdhëniet e dhimbshme”. Hulumtimet tregojnë se 16% e grave në ShBA vuajnë nga vulvodinia në një moment në jetën e tyre.

Për shkak të disa faktorëve, përfshirë vështirësinë e studimit të një çështje kaq të ndjeshme, ndryshimet në përkufizimet dhe kriteret diagonstikuese dhe historikun e gjendjeve shëndetësore që prekin femrat, kërkimet janë nënvlerësuar. Në 2011, më shumë se 80 kërkues u mblodhën për një konferencë mbi studimin e vulvodinisë në Institutin Kombëtar të Shëndetit të Fëmijës dhe Zhvillimit Njerëzor në ShBA.

“Pjesëmarrësit në konferencë miratuan se baza e provave për këtë hulumtim është e rrallë dhe nuk ka prova të mjaftueshme shkencore për të krijuar një konsensus mbi metodat e preferuara të diagnozës dhe trajtimit. Raporti shtoi se pjesëmarrësit ranë dakord që të vijonin me ekspertizën e kërkuar nga shkencëtarët në neurologji, hulumtimet e dhimbjeve dhe fusha të tjera të cilët ishin të interesuar për vulvodininë”, thanë ata.

Si përfundim, gjendja kthehet në një mister. Shpesh nuk ka shkaqe të identifikueshme dhe nuk ka kurë të njëjtë me rastet tjera. Disa kërkime kanë lidhur vulvodininë me çrregullime autoimmune, dëmtime nervore, reaksione alergjike, infeksione kronike; zbuloi Stoehr. Rreziku e marrjes së sëmundjes së vulvodinisë rritet edhe nga problemet psikologjike, depresioni dhe ankthi, si dhe ngjarjet e fëmijërisë si stresi kronik apo abuzimi seksual.

Një teori e kohëve të fundit ka treguar se simptomat e vulvodinisë mund të mos rrjedhin nga trupi, por truri siç është rasti me çrregullimet e tjera kronike. Hulumtimet kanë zbuluar se personat që vuajnë nga kjo kanë më shumë materie gri në tru që shkakton dhimbjen dhe stresin. Me fjalë të tjera, problemi mund të mos jetë në zonën e legenit. Mund të varet në mënyrën se si trupi jep sinjale.

Si rezultat, shumë gra përpiqen të gjejnë zgjidhjen e tyre. Duke ditur se dilatorët vaginal ndihmojnë në zgjerimin e vaginës dhe në rivendosjen e elasticitetit të indeve, Langdale-Schmidt vendosi të bëhej krijuese. Nga përvoja e mëparshme e përdorimit të magnetit të Neodymium për të zvogëluar dhimbjen e nervit të qafës pa shpinës pas një aksidenti me makinë, ajo vendosi ti bashkojë të dyja dhe ti mbushë me magnet e ta përdorë 2 herë në ditë për 20-30 minuta.

Përdorimi i saj ul dhimbjet gjatë marrëdhënieve seksuale me 60% dhe e quajti produktin “Vuva Magnetic Dilator”.

Kur ia dha sekretin disa grave të tjera me të njëjtën dhimbje, i vinin mesazhe si: “Nuk kam menduar kurrë se do isha në gjendje të kryeja sërish marrëdhënie, më shpëtove martesën.”

Është bërë një studim i vogël që provon efikasitetin e terapisë magnetike, që bazohet në idenë se të gjithë organizmat e gjallë ekzistojnë në fushë magnetike dhe shërimi ndodh kur energjia elektromagnetike kthehet në ekuilibër. Magneti neodymium, i cili supozohet të rrisë qarkullimin e gjakut dhe të relaksojnë nervat tepër aktive, luan një rol qendror në mjekësinë kineze për më shumë se 2 mijë vjet. Por studime të ndryshme kanë zbuluar se nuk ka dëshmi që magnetet lehtësojnë dhimbjet apo shërojnë gjendje mjekësore.

Njerëzit që përfitojnë nga terapia magnetike përjetojnë edhe lehtësim psikologjik, jo vetëm fiziologjik.

“Nuk ka shumë prova të mira në literaturën shkencore mbi magnetin dhe dhimbjen”, tha Stoehr duke sugjeruar gjilpërën VuVa për pacientët që vuajnë nga vulvodina, një kusht që ndikon në aftësinë e femrës për tu angazhuar në depërtimin vaginal.

“Është diçka që nuk do dëmtojë pacientin. Për shkak se dhimbjet e legenit janë të vështira për tu trajtuar, unë i inkurajoj pacientët që të provojnë trajtime të ndryshme derisa të gjejnë diçka që funksionon”, tha ajo.

Vulvodinia, jo vetëm që është fizikisht e dhimbshme, por mund të ndikojë seriozisht në gjendjen emocionale dhe mendore për gratë dhe marrëdhëniet e tyre intime.

Langale-Shmidt tha se ishte shumë me fat që bashkëshorti i saj ishte shumë suportues gjatë kësaj periudhe.

“Ai ishte shumë mirëkuptues dhe nuk më nxiste të bëja gjëra që më shkaktonin dhimbje.”

Ndërkohë, ajo ka takuar femra që nuk kanë përjetuar të njëjtën gjë.

“Kam takuar femra që thonin gjëra si, ‘Bashkëshorti më kërkoi divorcin për këtë arsye dhe nuk dua të jetoj më’. Ose ‘Doktorët nuk më ndihmojnë. Ndjej djegie 24 orë në ditë”, tha Langdale-Schmidt.

Kjo është një përçarje e madhe në jetën e njerëzve dhe mund të jetë izolim shoqëror, thotë Stoehr, që ka patur pacientë që përjetojnë divorce për këtë arsye. Ndërsa të tjerë kanë humbur kohë të gjatë duke punuar dhe tani nuk mund të rikthehen në ambientet e punës për shkak të dhimbjes.

“Femrat kanë ardhur me pyetjen, ‘Ka diçka që nuk shkon me mua apo thjesht jam e çmendur”, tregon Stoehr.

Ka disa mnëyra për të përballuar dhimbjen dhe trajtimin e simptomave të gjendjes. Por mund të duhet kohë për të gjetur terapinë që i përshtatet organizmit të çdo individi.

“Është e rëndësishme që femrat të bëhen avokatet e jetës së tyre, veçanërisht për sëmundjet kronike që nuk kanë shumë studimet. Dhe ndonjëherë, nëse jeni si Tara, shqetësoheni shumë dhe filloni të krijoni diçka vetë”, përfundoi Stoehr.

Ndërsa Langale-Schimdt e mbylli historinë e saj duke thënë, “Do flisja për vaginën time gjithë ditën nëse do të ndihmoja femrat e tjera. Më pëlqen të them se jam e famshme nga vagina.”

(Shkrim nga Mikaela Conley për BBC, përshtati Anila Mollaj).

SHKARKO APP