Më e fortë se kimioterapia, xhenxhefili ka efekt mahnitës kundër kancerit
Kanceri është një nga plagët më të mëdha të të gjithë njerëzimit, dhe terapitë shëruese janë po aq të tmerrshme sa vetë sëmundja. Por, ja që kemi disa lajme të mira në horizont.
“BMC Complementary” dhe “Alternative Medicine” publikoi sot një studim i cili demonstron atë se si xhenxhefili e lufton kancerin ovarian, llojin më vdekjeprurës në sistemin riprodhues të femrave.
Xhenxhefili punoi aq mirë sa që i bllokoi qelizat kanceroze që të rriten, duke kufizuar aftësinë e tyre për t’u përhapur.
“Xhenxhefili pengon rritjen e qelizave të kancerit ovarian”, thekson studimi. “Përdorimi i xhenxhefilit ka një potencial të madh në trajtimin dhe parandalimin e kancerit ovarian,” vazhdon të thuhet në studim.
Në një studim tjetër të publikuar më parë nga revista britanike Nutrition më 2012, ishte gjetur se xhenxhefili ka një ndikim të jashtëzakonshëm edhe në kancerin e prostatës, i cili prekë një në gjashtë meshkuj në SHBA.
“I gjithë ekstrakti i xhenxhefilit ushtron efekte të rëndësishme në frenimin e rritjes dhe mundëson vdekjen e qelizave të kancerit të prostatës”, kishin shkruar autorët e studimit, transmeton Lajmi.net.
“Studimet gjithëpërfshirëse kanë konfirmuar se xhenxhefili bën që qelizat e kancerit të prostatës të zhduken tërësisht,” përfunduan autorët e studimit.
Në thelb, xhenxhefili duket se i detyron qelizat e kancerit të vetëvriten. Xhenxhefili ishte në gjendje që t’i tkurrë tumoret për 50%.
Lufta ndaj kancerit është si një luftë e vërtetë. Ju vetëm se nuk mund ta përdorni ushtrinë apo forcat ajrore. Në luftë, të gjitha duhet të punojnë së bashku në mënyrë që të arrihet fitorja. Në të njëjtën mënyrë, ndoshta në mënyrë efektive për të mposhtur kancerin, ju duhet ta kombinoni mjekësinë perëndimore me mjekësinë natyrale.
Kjo sigurisht se meriton studime të mëtejshme.