Më pak oksigjen në 2019
Viti 2019 do të shënojë një rritje të ndjeshme të dioksidit të karbonit në ajër. Shkencëtarët shprehen se temperaturat e larta po sjellin shkatërrimin e pyjeve, ndërsa shpyllëzimi është një tjetër fenomen që nuk ka të ndalur.
Përqendrimi i dioksidit të karbonit në atmosferë pritet të ketë një nga rritjet më të mëdha gjatë vitit 2019, krahasuar me vitin që lamë pas.
Hulumtuesit e Met Office, kanë vënë alarmin për situatën duke u shprehur se çdo vit karboni natyror i tokës ulet pasi pyjet thithin sasi të mëdha të dioksidit të karbonit të prodhuar nga aktivitetet njerëzore.
Veç shkatërrimit të pyjeve një tjetër problem është dhe fenomeni atmosferik i njohur si “ El Nino”.
Rritja e pazakontë e temperaturave dhe ngrohjes së oqeaneve,ka ndikuar të pemët dhe bimët të cilat rriten më pak dhe absorbojnë sasi më të vogla të gazit.
Si rezultat shkencëtarët thonë se 2019 do të njohë një rritje shumë më të madhe të CO2 se më parë.
Prej vitit 1958, Observatori Kërkimor në Mauna Loa në Haëai ka regjistruar rritje prej 30% të përqendrimit të CO2 në atmosferë të shkaktuara nga emetimet e lëndëve djegëse dhe shpyllëzimi.
Në verë nivelet e CO2 në atmosferë bien për shkak se pemët dhe bimët thithin më shumë karbon ndërsa rriten.
E kundërta ndodh në dimër, pasi pemët me rënien e gjetheve, thithin më pak karbon ndërsa niveli i tij në atmosferë rritet.
Sipas shkencëtarëve, El Nino do të jetë prezent edhe në muajt e ardhshëm, duke bërë që disa vende në botë të përjetojnë temperatura të larta dhe thatësi, si dhe zjarre pyjore.
Parashikohet se mesatarja e CO2 në 2019 do të jetë 411 ppm.
Përqendrimi i dioksidit të karbonit tejkalonte 400 ppm për herë të parë në 2013.