Me shumë mundësi kremin e diellit e keni përdorur gabim gjatë gjithë kësaj kohe
Nga disa hulumtime të kryera së fundmi, rezulton se njerëzit marrin më pak se gjysmën e mbrojtjes nga kremërat mbrojtës të diellit.
Por, gjithsesi problemi nuk qëndron tek produktet që përdorni,por aplikimi i tij.
Sipas ekspertëve, kremi mbrojtës duhet të aplikohet në një shtresë mjaftueshëm të trashë, që shumë nga ne nuk e bëjnë. Klasifikimi i produkteve bazohet në prezumimin se 2 mg locion duhet të mbulojnë 1 centimetër katror të lëkurës.
Kjo do të thotë që një person duhet të përdorë të paktën gjashtë lugë çaji të plota me krem mbrojtës , ose 36 mg, për të mbuluar trupin e një të rrituri mesatar.
Zona si anët e qafës dhe veshët, zakonisht nuk lyhen, por edhe për to duhet treguar kujdes.
Dermatologët këshillojnë që kremi i plazhit të aplikohet 15 deri në 30 minuta para ekspozimit në diell, në mënyrë që ai të mund të thahet. Dhe procesi duhet përsëritur çdo dy orë si edhe menjëherë pas daljes nga deti.