Mëlçia e dhjamosur, 3 faktorët e rrezikut

Para vitit 1980, steatoza hepatike u gjet e pranishme dhe u konfirmua përmes biopsisë hepatike në të sëmurët obezë.

Tashmë pranohet gjerësisht e pa asnjë mëdyshje se diabeti i sheqerit i tipit 2 përbën një prej problemeve më  madhore të shëndetit publik në mbarë botën, e është cilësuar me plotë të drejtë si epidemia e shekullit. Prevalenca e tij në popullatën e përgjithshme është vërtet tronditëse. Steatoza (dhjamosja)  jo-alkoolike e mëlçisë vlerësohet praktikisht si ndërlikimi më i njohur dhe më i shpeshtë i të sëmurëve me diabet të tipit 2, duke prekur konkretisht 40 – 70 % të tyre

Steatoza jo-alkolike e mëlçisë vlerësohet tashmë si sëmundja më e zakonshme e mëlcisë, duke u hasur konkretisht në gati 10-20% të popullatës në mbarë botën. Edhe pse ajo takohet para së gjithash në të rriturit e dekadës së katërt deri në atë të gjashtën, steatoza jo-alkolike e mëlcisë po prek gjithmonë e më shumë dhe moshën pediatrike . Studime të shumta epidemiologjike kanë bërë të qartë se prevalence e steatozës jo-alkolike e mëlçisë është pak a shumë e njëjtë si në meshkuj ashtu edhe në femra, me një preferencë të lehtë për të parët.

SHKARKO APP