Mëngjes 3-minutësh! Receta e thjeshtë për të qëndruar në formë

Nuk mjaftojnë vetëm aftësitë e jashtëzakonshme në aktrim. Tani emra të njohur të kinematografisë kanë recetat e tyre identifikuese të lëngjeve të frutave dhe perimeve, që siç ata vetë tregojnë, i kanë bërë mrekulli. Jennifer Garner po tregon recetën e saj. Garner nisi të punojë me nutricisten e yjeve, Kelly LeVeque ndërsa përgatitej për filmin aksion Peppermint, ku duhet të shfaqej në formë të shkëlqyer. LeVeque njihet për formulën e saj: një pije me proteina, yndyrna, fibra dhe jeshillëqe që ju mban të ngopur për orë të tëra.

2 lugë pluhur proteinash

1 lugë gjelle fara lini

1 lugë gjelle fara chia

1 lugë gjelle gjalpë bajameje

1 filxhan e gjysmë me qumësht bajame pa ëmbëlsues

Një grusht spinaq i freskët

Një grusht akull

Një dozë e vogël boronicash.

Nëse Garner që ka muaj që e praktikon këtë mëngjes është e kënaqur dhe vazhdon ta bëjë, s’ka arsye pse të mos e bëni dhe ju. Tre minuta për t’u përgatitur dhe produktet mund t’i gjeni në disa supermarkete./Anabel/

SHKARKO APP