Mënyra më e thjeshtë dhe pa kosto për të qenë mirë dhe për t’u dobësuar

Mirëqenia jonë kalon përmes hapave që bëjmë çdo ditë. Sot, programet e fitnesit na tregojnë se gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të ecim.

Keni dëgjuar për fitwalking? Kjo disiplinë na fton të rigjejmë peshën fizike që duam, por, mbi të gjitha, të ndihemi mirë mendërisht e shpirtërisht.

Është shumë më e lehtë se një orë vrap apo se ushtrimet e rënda që mund të bëni në palestër. Është e përshtatshme për të gjitha grupmoshat dhe ti mund ta arrish qëllimin pa ndryshuar tërësisht stilin e jetesës.

Program për ecjen e shpejtë mund të bëhet pjesë e çdo dite, duke ndryshuar vetëm ca zakone të vogla, pa shpenzime e pa stërmundime.

 

 

SHKARKO APP