Mënyra më efektive për t’u dobësuar është të punosh tokën

Teksa stina e verës është duke afruar të gjithë rendin të regjistrohen në palestra me qëllim që të humbasin kilet e fituara gjatë periudhës së dimrit.

Të bërit palestër është cilësuar si një nga mënyrat më të lehta dhe efektive për të humbur peshë.

Por një studim i fundit ka arritur në përfundimin se të mbjellësh arën, apo të kujdesesh për kopshtin është shumë herë me efektive për të humbur peshë se sa të shkosh në palestër.

Sipas këtij studimi të realizuar në Britaninë e Madhe 81% e popullsisë britanike besojnë se të merresh me bimët e lulet është shumë më e shëndetshme se të shkosh në palestër.

Këtë gjë e tregojnë edhe psikologët, të cilët janë shprehur se të punuarit në natyrë është më efektive se sa të shkosh në palestër.

Por që të punosh tokën në qytet është pak e vështirë, pra më fatlumët në këtë drejtim janë ata persona që banojnë nëpër fshatra.

SHKARKO APP