Mënyrat si mund të digjni më shumë kalori
Ka truke të provuara për të rritur djegien tuaj të yndyrnave nga mëngjesi në darkë, pa ndërprerë stilin tuaj të jetesës.
Mos u ulni menjëherë
Silluni vërdallë, qëndroni pak dhe përtypni çamçakëzë, këto tipe aktivitetesh të njohura me termin NEAT (Aktivitete pa ushtrime), kanë treguar se kanë ndihmuar që djegia e kalorive të shkojë nga 300 në 2 mijë kalori.
Bëhuni fans i çajit jeshil
Studimet tregojnë se çaji jeshil rrit metabolizmin nga 4 në 5 %. Mos ngurroni ta bëni pjesë të ditës tuaj kur ai mban vetëm 2 kalori, pa sheqer sigurisht.
Pini më shumë ujë
Një studim gjerman tregon se pirja e dy gotave ujë përmirëson djegien e kalorive me 30% që në 10 minutat e para dhe ky efekt zgjat më shumë se një orë.
Limoni dhe vitamina C
Shtoni lëng të freskët limoni në çajin apo ujin tuaj, për të marrë vitamina C. Universiteti Shtetëror i Arizonës ka zbuluar se ushtruesit që nuk marrin mjaftueshëm vitaminë C mund të djegin 25% më pak kalori gjatë stërvitjes.
Bëhuni zbavitës
Një studim i publikuar në Gazetën Ndërkombëtare të Obezitetit tregon se e qeshura shton një sasi të vogël të djegies së kalorive, dhe madje me shifra matematikore 15 minuta të qeshura pa fund djeg deri në 40 kalori.