Meshkuj, pini dy herë në javë alkool për të qenë të shëndetshëm
Nëse po kërkoni një arsye që të dilni për të kaluar një natë duke pirë me miqtë tuaj, jeni me fat. Sapo ka dalë studimi i ri që tregon se meshkujt duhet të pijnë alkool dy herë në javë për të qenë të shëndetshëm.
Studimi është kryer në Universitetin e Gottingen dhe tregon se shoqëria e meshkujve është vendimtare për shëndetin optimal.
Tek meshkujt ndikon shumë fakti i shoqërisë, i cili sjell përftime të mrekullueshme përfshirë një sistem imuniteti më të fortë dhe ulje të niveleve të ankthit.
Duket se nivelet e hormoneve të stresit mashkullor janë shumë të ulëta kur janë në prani të kolegëve të tyre dhe e shoqërojnë me alkool.
Numri i miqve në rrethin shoqëror nuk është i rëndësishëm por atmosfera që krijohet. Relaksimi që përfitojnë meshkujt në praninë e miqve ndikon automatikisht në shëndetin e tyre.