Mësojeni pse i nxirrni këmbët jashtë krevatit
Na ndodh shpesh që t’i kemi këmbët jashtë krevatit. Gjatë natës ju e ndërroni aq shpesh anën dhe i lëvizni aq shpesh gjymtyrët, saqë kjo gjë nuk ka pse t’ju duket habi.
Studimet zbuluan se kur jemi të lodhur, temperatura e trupit bie dhe ky është një sinjal për trurin tonë që tregon se është koha për të shkuar në shtrat.
Sekreti është tek thembrat. Vena që ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit quhet anastomoza arteriovenoze. Kur era gjatë natës “prek” këmbët, gjakun nën lëkurë ftohet, ndaj venat shërbejnë për ta stabilizuar atë. Gjaku i ftohtë rrjedh në pjesët e trupit duke ulur temperaturën dhe “dërgon” sinjalin për të fjetur. Nga ana tjetër, temperatura e lartë e trupit na bën më të vëmendshëm dhe përmirëson memorien tonë.
Pra, kur je i ngrohtë, mund ti bësh gjërat shumë më mirë, por fjetja nuk është njëra nga ato. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz, në mënyrë të pandërgjegjshme mbajnë një këmbë poshtë mbulesës gjatë natës dhe tjetrën jashtë.
Herën tjetër kur t’ju flihet, kushtojini vëmendje këmbëve tuaja. Ju duhet thjesht ti shtrini ato në ajër të pastër, për ta “sjellë” më shpejtë gjumin.