Mësojeni pse trembemi gjatë natës

Ndodh shpesh që gjatë natës të trembemi ndërsa flemë. Ky përjetim (ngërç i paqëllimshëm i muskujve), sipas LiveScience, quhet gjendje hipnagogjike, që ndodh në periudhën kalimtare midis përgjumjes dhe gjumit.

Ngërçet e muskujve mund të ndodhin spontanisht apo mund të jenë të shkaktuar nga ndikimet e jashtme si p.sh. të tingujve apo dritës. Disa njerëz thonë që bashkë me trembjen dinë të përjetojnë edhe halucinacione.

Ka shkencëtarë, që sipas cë cilëve, stresi, sasia e madhe e kafeinës, lodhja dhe mungesa e gjumit mund të shtojnë shpeshtësinë e shanseve për trembje hipnagogjike. Të tjerë thonë që trembjes mund t’i kontribuojë edhe aktiviteti i shtuar fizik në orët e mbrëmjes.

SHKARKO APP