Metoda e transplantit të palcës kurrizore rrit shpresat për kurimin e HIV

Një tjetër pacient është shëruar nga virusi HIV, pasi mjekët përdorën metodën e transplantit të palcës kurrizore. Personi i cili nuk ka dashur të identifikohet, ka dhënë shenja të remisionit të virusit në organizëm, duke u bërë i dyti person në botë të cilit i ndodh një gjë e tillë. Trajtimi dhe rezultati i tij u publikua në revistën ndërkombëtare shkencore “Nature” dhe pritet të njoftohen zyrtarisht në konferencën mjekësore në Seattle që mbahet tani shpejt.

Specialistët përdorën të njëjtën metodë që u aplikua me sukses mbi një pacient të prekur nga HIV-i në vitin 2007 dhe me arritjen e fundit ata treguan se rasti i Berlinit nuk ishte thjesht një anomali, por një funksionim i trajtimit. Në të dy rastet, pacientët kanë marrë qeliza staminale nga palca kurrizore e donatorëve që kanë një mutacion gjenetik, i njohur si ÇR5, i cili i bëhet rezistent ndaj HIV-it.

Zëvendësimi i qelizave të pacientit të infektuar me ato që kanë pësuar mutacion e mban larg virusin pas trajtimit. Por, pavarësisht optimizmit, mjekët treguan se është ende herët për të pretenduar se personi është shëruar përfundimisht. Kujtojmë se në mbarë botën janë 37 milionë persona të infektuar nga virusi HIV.

SHKARKO APP