Metoda natyrale se si të largoni zbokthin

“Armiku” më i madh i flokëve të shëndetshme është zbokthi. Ky është një problem që shqetëson si burrat ashtu edhe gratë.

Madje sipas shumë studimeve ka rezultuar se 1 në 3 persona kanë telashe me zbokthin.

Në ndërkohë, në treg ka shumë produkte që reklamohen se janë shumë efektive për largimin e zbokthit. Por duhet të keni parasysh se derisa disa prej tyre nuk janë në të vërtetë fare efektive dhe do të shpenzoni paratë tuaja kot, disa të tjerë kanë shumë kemikalie që dëmtojnë flokët tuaj.

Por a e keni ditur se në fakt ka shumë trajtime natyrale që ju ndihmojnë që të harroni zbokthin një herë e përgjithmonë?

Më poshtë po ju sjellim tri trajtime natyrale që përpos që janë shumë efektive në largimin e zbokthit, i ndihmojnë flokëve tuaja që të jenë të shëndetshme dhe plot shkëlqim, transmeton Klan Kosova.

Lëngu i limonit

Masazhojeni lëkurën e kokës me dy lugë gjelle lëng limoni dhe lëreni të qëndrojë kështu për disa minuta. Më pas, lani flokët tuaja me ujë të përzier me lëng limoni (një lugë gjelle lëng limoni në 200 ml ujë).

Nëse keni flokë të gjata, rriteni sasinë e ujit dhe lëngut të limonit, sigurisht, në proporcion të njëjtë.

Përsëriteni këtë procedurë aq shpesh sa mundeni derisa të shihni se zbokthi në flokët tuaja është zhdukur.

Lëngu i limonit pastron lëkurën e kokës tuaj, ushqen flokët dhe gjithashtu flokët tuaja do të shkëlqejnë dhe mbajnë aromë të mirë.

Çaji me gjethe dafine

Zieni një litër ujë (katër filxhanë) dhe shtoni disa gjethe dafine. Pasi çaji ftohet pak, kullojeni dhe lani flokët.

Mbështillni flokët me peshqir dhe lëreni të qëndrojnë kështu për një orë. Më pas, shpëlani flokët me ujë të vakët.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës balancon pH e lëkurës tuaj në kokë prandaj në mënyrë efektive largon zbokthin. Pasi të lani flokët, shpëlani flokët me solucion me ujë dhe uthull molle (4 filxhanë/1 litër ujë me 100 ml uthull molle).

Mos u shqetësoni për aromën e uthullës së mollës pasi largohet menjëherë pasi flokët të thahen.

SHKARKO APP